Dy peshkatarë kanë gjetur vdekjen mes ujrave të ftohta të liqenit të Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën paradite, ndërsa Shpëtim Ndoja 42 vjeç dhe Namik Pecja 46 vjeç kishin dalë në punën e tyre të përditshme.
KOPLIK
(4/12/2001)
Dy peshkatarë kanë gjetur vdekjen mes ujrave të ftohta të liqenit të Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën paradite, ndërsa Shpëtim Ndoja 42 vjeç dhe Namik Pecja 46 vjeç kishin dalë në punën e tyre të përditshme. E ndërsa pritnin të nxirrnin rrjetat, një erë e fortë e nisur papritur, ka përmbysur varkën e vjetër, duke i hedhur në liqen dy burrat. Sipas ekspertëve të policisë, ka shumë mundësi që dy peshkatarët të jenë ngatërruar dhe në rrjeta, pa pasur mundësi të ringjiten në sipërfaqe. Kërkimet për gjetjen e dy trupave pa jetë janë mbyllur në të errur nga një ekip polumbarësh që kishin ardhur nga Tirana, të cilët më pas janë dërguar drejt familjeve.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
52.9%
Jo
40%
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?