Prishtinë: Zbulohen dy granata pranë një hoteli

PRISHTINE (7/11/2001)- Pjesëtarët e Shërbimit policor të Kosovës (SHPK) zbuluan dje dy granata dore në afërsi të një lokali hotelier në Prishtinë, njoftoi Kosovapress, e cila u referohet burimeve të policisë së UNMIK-ut. Sipas agjencisë, zyrtarët e policisë ndërkombëtare konfirmuan se janë zbuluar dy granata dore të prodhimit jugosllav, të cilat, sipas tyre, ishin vendosur në katin e parë të ndërtesës ku ndodhet restorant "Noti" në Prishtinë. Efikasiteti i ekspertëve çminues të KFOR-it bëri që granatat të largohen pa shkaktuar asnjë dëm. Ato kishin qenë vendosur në dy pako dhe u bartën deri në vendin ku do bëhet shkatërrimi i tyre, citon Kosovapress zyrtarët e policisë ndërkombëtare. Duke iu referuar të njëjtave burime, agjencia shton se shpërthimi i granatave do kish rrezikuar jetën e shumë njerëzve.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie