Pse policia rrahu Durdën dhe nuk preku Berballën

(20/3/2002) Të arrestuarit vazhdojnë rrëfimin për momentet e arrestimit, por tashmë pak më të ftohur, kujtojnë edhe detajet. Madje në një moment Durda "ngjithet" kur i kujtohet edhe grushtat e dhuna që ka ngrënë nga policët. Ndërsa Bërballa mesa duket ka "përfituar" ngaqë ishte i shoqëruar nga Koçiu. Ai nuk harron të shprehë kënaqsinë për sjelljen shembullore të policisë në momentin e arrestimit. Durda: A e din se si më kanë ba mor Beni, shihe. Bërballa: A pu, pu! Policët të rrehen apo ato çunat? Durda: Ato! Bërballa: Ato çunat e? Te cile kafe ishe? Sa hynë brenda bam, bam, bam e? Durda: Ranshem! Bërballa: Pastaj erdhën e të takuan këta italianët ë? Durda: Po! Durda: Po ty ta kontrolluan shtëpinë? Bërballa: Erdhën me mua këta, sa mirë u sollën me mua këta, morën kompjuterin që kisha në shtëpi unë. Durda- Te çuan brenda në shtëpi, u futën brenda në shtëpi?! Bërballa- Po. U thashë unë, ju lutem mos bëni zhurmë, se kam tre pleq në shtëpi; me e marr vesh, vdiqën. Durda- Çfarë panë? Bërballa- Asnjë gjë, kontrolluan komodinat, s'kam pasur gjë në shtëpi unë, morën ato fotografitë e atyre durrsakëve në Belgjikë, në Bruksel… "Kush është ky?" "Nuk e di", i thashë. Durda: Kontrolloi komodinën ai aty, po mua më mori një, unë nuk e paskam dit që paskam pas një bllok të vjetër këtu e katër vjet përpara. Bërballa: Telefonash? Durda: Po. Bërballa: Piuuu! Durda: Jo të tashtishmet, këtu e katër vjet, kam pasur një bllok të zi unë, a e mban mend? Bërballa: Më tha mua: "Po Dom (!) Petron, tham a e njeh?" Durda: Kështu tha ai. Bërballa: Te shtëpia jote tha. Durda: "Sonte janë të arrestuar", më tha mua. Bërballa: Si tha? Durda: "Sot i arrestuam, tha, edhe shumë të tjerë në vende të tjera", tha mu ai. Bërballa: Kush tha? Durda: Ai shefi i këtyre aty sipër. Bërballa: Aha! Atëherë kur të pyetën ty. unë hypa te zyra sipër. Durda: "Me këta që kanë ardhur. me të thënë të drejtën me këta ke punë", tha. Bërballa: Si tha? Durda: Jo nuk kisha. Bërballa: T'i kishe çuar te shtëpia e Vasos, të kishin thyer shtëpinë. Qeka makina jote këtu! (Shikon nga dritarja e dhomës) Jo, jo, nuk qenka e jotja, qenka fugon. Durda: Fugon! Bërballa: Koli më tha mos të hajë të paktën prokurorin. ---- Bërballa: Më tha: "Ec tashti drejt, më tha, ec shpejt, ik", më tha mua. Thashë unë: "Kush, si është puna?" "Për drogë, më tha, janë këta, sa pako doli, janë të drogës", tha. Durda: Kush po e ngiste makinën? Bërballa:... unë bana një gabim që s'e lashë vetëm Kolin, ik me makinë shiko se çfarë bahet. Durda: Atëherë e merrsha vesh unë. Bërballa: Po ti çfarë bane- të bani plaka telefon a? Durda: Po! Bërballa: Edhe? Durda: Unë i bana Kolit. Bërballa: Ehe! Bërballa: ...(ka ndërhyrje) edhe unë me Kolin shkoj deri aty, hapi rrugën. "Fugoni", ikëm ne, u futëm aty te mapoja, ikëm te "11 Janari", aty na kapën. Bërballa: Po Vaso kush është? Durda: Çfarë thu? Bërballa: Me cilin Vaso ke qenë ti? Durda: Me njëëëë, ku di unë, me një Tani, Tani. Bërballa: Nga të njihte? Durda: Jo, jo, nuk ka të bajë fare me ne! Bërballa: Ehe, mirë! Po ti ke qenë me Vason më duket se ka marrë Blerta në telefon. Durda: Po! Unë kam qenë tuj folë me Vason, ato më kapën, edhe telefoni ishte hapë. Bërballa: Bllokun e telefonave e kishe në shtëpi? Durda: E kisha me vete një bllok telefonash, por janë numra të ngatërrueshëm. Bërballa: Me prefiks i kishe? Durda: Disa pa prefiksa, shumicën pa prefiksa. Bërballa: Të tjerat pa prefiksa? Durda: Të tjerat pa prefiksa, pa prefiksa i kam. Bërballa: Ne në fakt nuk duhej të flisnim fare pa avokat. Durda: E di! Bërballa: S'duhet t'u përgjigjeshim. Më thanë: :A ke qenë në Leçe e Bari?" "Kam qenë", u thashë unë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie