(19/3/2002)NE TIRANE
Me date 19.03.2002, ora 11.30, u arrestua shtetasi Liman Sulejman Drazhi 31 vjeç, lindur e banues ne fshatin Domje , me arsim 10 klase, sepse u kap me nje pistolete tip TT (pa leje), si dhe nje pasaporte te fallsifikuar. Materialet i kaluan prokurorise.
Me date 19.03.2002, ora 20.00, u arrestuan shtetasit: -Agron Gani Trexhnjeva, 30 vjeç, lindur ne Tropoje e banues ne Tirane, me arsim te mesem, Bexhet Abdulla Tota, 55 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, me arsim tetevjeçar, sepse u kapen ne flagerance duke krijuar dosje fallso te pensioneve per shtetas te ndryshem. Materialet i kaluan prokurorise.
NE DURRES
Kruje
Me date 19.03.2002, ora 20.00, u arrestua shtetasi Arben Sabri Ziri, 25 vjeç, lindur ne fshatin Culli-Zall, me arsim tetevjeçar, sepse me date 16.03.2002, ora 13.00, ka tentuar te mashtroje nje shtetas 17 vjeçe, per ta trafikuar per prostitucion ne Itali, si dhe me date 16 e 18.03.2002, ka kercenuar me arme zjarri prinderit e saj.
NE FIER
Me date 19.03.2002, ora 11.00, u ndalua shtetasi Marius Brahim Xhelali, 16 vjeç, lindur e banues ne fshatin Sektor-Seman, me arsim 7 klase, sepse me date 27.10.2002, ne bashkepunim me shtetasit Ilir Xhelali e Ylli Gjino, (ne kerkim ), ka kryer marredhenie seksuale me dhune me nje shtetase. Materialet i kaluan prokurorise.
NE VLORE
Me date 19.03.2002, ora 16.00, duke punuar ne tarracen e shtepise se shtetasit Seri Tushi, nga pakujdesia ka rene dhe gjeti vdekjen ne spital Anesti Pellumb Xhani, 26 vjeç, lindur ne fshatin Llakatund, banues ne Vlore. U kryen veprimet proçeduriale e po punohet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.
Me date 19.03.2002, ora 15.40, u ndalua shtetasi Ervis Polizo Gjini, 20 vjeç, banues ne Vlore, me arsim 5-klase, i denuar nje here per vjedhje, sepse me date 07.03.2002, ne bashkepunim me persona te tjere ende te pa identifikuar, kane vjedhur “Bashkesine Ungjellore” ne Vlore, per te cilen prokuroria ka filluar çeshtjen penale.
NE LEZHE
Laç
Me date 19.03.2002, ora 14.00, ne lagjen Nr.2, ne unazen e qytetit, shtetasi Luigj Nikoll Lepuri, 31 vjeç, lindur ne fshatin Baz, rrethi Mat, banues ne lagjen Nr.2 Laç, me arsim tetevjeçar, ne bashkepunim me shtetasin Bardhyl Ndue Ujka, 32 vjeç, banues ne lagjen Nr. 4 Laç, per motive te dobeta kane goditur me mjete te forta nje punonjes policise te komisariatit Kurbin, te cilit iu dha ndihma e pare ne spital e ndodhet ne banese. U kryen veprimet proçeduriale e po punohet per kapjen e autoreve.
NE SHKODER
Me date 19.03.2002 ora 15.00, u ndalua shtetesia Lena Martin Prendi 48 vjeç, lindur e banues ne fshatin Bercolle, me arsim fillor pasi gjykata e shkalles se pare Shkoder me vendim Nr 308, date 15.12.2000, ka vendosur masen e arrestit me brug, per kultivim te bimeve narkotike, me perseritje, sepse ne parcelat e saje i jane asgjesuar 5500 rrenje bime narkotike Canabisativa.Po keshtu ne parcelat e shtetases Gjyste Toma u asgjesuan 1500 rrenje bime narkotike. Po punohet per kapjen e Gjystes, nga qe nuk ndodhej ne banese.
Puke
Me date 19.03.2002, ora 14.00, u ndalua shtetasi Gezim Gjon Vorfi, 23 vjeç, lindur e banues ne fshatin Gojan, me arsim te mesem, sepse me date 18.03.2002, ka tentuar te vrase me arme zjarri automatik, shtetasin Ndue Vorfi. U bllokua ne cilesine e proves materiale nje automatik si dhe nje kerher me 26 cop fisheke, te cilat i mbante pa leje. Materialet i kaluan prokurorise.
NE GJIROKASTER
Me date 19.03.2002, ora 10.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Arben Sinan Spaca, 40 vjeç, lindur e banues ne Gjirokaster, sepse ne oren 02.00 ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit Arben Lato, ku ka marre sende te ndryshme ushqimore me nje vlere 20 mije leke.
Me date 19.03.2002, ora 20.00, u ndalua shtetasi Dritan Agush Sinani 31 vjeç, lindur e banues ne Gjirokaster, me arsim te mesem, sepse u kap ne flagrance duke i shitur doza heroine dy perdoruesve. Nga kontrolli i ushtruar ne banese iu gjenden nje doze heroine e paketuar, 36 pako me fishek mod.56, disa fishek pistolete TT, te cilat i mbante pa leje. Materialet i kalun prokurorise.
NE KUKES
Me date 19.03.2002, ora 13.00, u ndalua shtetasi Nazmi Haxhi Madani, 27 vjeç, banues ne qytetin B.Curri, me arsim te mesem, pasi prokuroria e rrethit Tropoje ka urdheruar ndalimin e tij per trafik armesh ne bashkepunim.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
55.2%
-
Ministrisë
41.8%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Vicente del Bosque: Spanja është favoritja kryesore, e mposhtim Gjermaninë
3 Korrik, 22:53
-
Gjumi me kondicionerin ndezur gabim i madh, ja çfarë thonë ekspertët
3 Korrik, 22:49
-
Fatos Çoçoli: Thumanë-Kashar, 30 milionë euro kursim për qytetarët
3 Korrik, 22:38
-
Mediat angleze: Mercedes po saboton Lewis Hamilton
3 Korrik, 22:35
-
Erdogan dhe Putin takohen në Kazakistan, presidenti rus: Mes dy vendeve po zbatohen projekte strategjike
3 Korrik, 22:23
-
Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit
3 Korrik, 22:17
-
Hetimi për ish-ministrin Arben Ahmetaj, SPAK dërgon letërporosi në Hungari, Suedi dhe Vjenë
3 Korrik, 22:12
-
Biden, përpjekje për të zbutur shqetësimet e partisë rreth gjendjes së tij shëndetësore
3 Korrik, 22:07
-
Vendi drejt hartës së re territoriale, rishikohet edhe formula e ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor! 15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë
3 Korrik, 21:43
-
Elseid Hysaj bëhet 'sheik', interes nga Katari dhe Arabia Saudite për mbrojtësin kuqezi
3 Korrik, 21:42
-
Ekstradimi i Laert Haxhiut/ Gazetari Sokol Dema në 'Repolitix': Ka përhapur terror në Lushnje! RENEA nuk e kapte dot, tentoi të vras njerëz të drejtësisë
3 Korrik, 21:41
-
Një ditë pas takimit në Bruksel, LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog
3 Korrik, 21:28