Raporti i Ministrise se Rendit - Date 14 Shkurt, 2002

(14/2/2002)NE TIRANE Me date 13.02.2002, ora 10.00, u arrestua shtetasi Shkelqim Nexhdet Likaj, 30 vjeç, lindur e banues ne Tirane, me arsim te larte, sepse ka qene person ne kerkim, pasi Prokuroria e Rrethit, ka urdhruar ndalimin e tij, per vepren penale te vjedhjes e fallsifikimit te dokumentave zyrtare. Me date 13.02.2002, ora 12.30, u arrestua ne flagrance shtetasi Ardian Fiqiri Ajdini, 27 vjeç, lindur e banues ne Durres, me arsim 4-klase, sepse u kap me lende narkotike heroine, 52 karta rimbushese te A.M.C dhe nje pasaporte, e cila dyshohet te jete e fallsifikuar. Me date 13.02.2002, ora 13.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Dukagjin Sherif Hervovici, 21 vjeç, lindur e banues ne Prishtine, me arsim tetevjeçar, pasi ne vitin 1999, ka mashtruar e me pas ka trafikuar ne Prishtine per qellime prostitucioni shtetasen B.K. Gjate gjithe kohes kjo shtetase eshte mbajtur me dhune e rrahur sistematikisht. Kavaje Me date 13.02.2002, ora 21.00, u arrestua shtetasi Halil Hamdi Ristani, 41 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Hajdaraj, me arsim tetevjeçar, sepse ne menyre te vazhdueshme, prej 4 vjetesh ka ngacmuar dhe tentuar te kryeje mardhenie seksuale me nxenset e shkolles tetevjeçare “Kaziaj”. Ne nje rast ka kercenuar me thike nje nxense 13 vjeçe. NE DURRES Me date 13.02.2002, ora 17.00, ne fshatin Shenavlash, ne afersi te shtepise se tij shtetasi Ramazan Feriz Bardhi, lindur dhe banues ne kete fshat, 48 vjeç, ne grindje e siper ka vrare me arme zjarri (pistolete) Islam e Perparim Sula (ate e bir), 56 e 25 vjeç, lindur dhe banues po ne kete fshat. Grupi hetimor pasi kreu veprimet proceduriale vazhdon punen per kerkimin dhe kapjen e autorit. NE BERAT Skrapar Me date 13.02.2002, ora 18.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Dritan Xhemal Hodo, 24 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Turbehove, me arsim tetevjeçar, sepse ka demtuar me dashje rrjetin elektrik te fshatit Krushove dhe telin e linjes e ka perfituar per qellime perfitimi. NE FIER Me date 13.02.2002, ora 09.00, u arrestuan ne flagrance shtetasit: -Noi Pashk Perluca, 21 vjeç, me arsim 3-klase; -Martin Mark Perluka, 16 vjeç, me arsim 2-klase, te dy banues ne fshatin Shtyllas, sepse me dt.12.02.2002, ora 18.00, ne rrugen Shtyllas-Levan, ne bashkepunim kane grabitur me arme e maska disa shtetas. U ndalua shtetasi Vezir Xhaferr Driza, 42 vjeç, banues ne fshatin Radost Fier, me arsim fillor, sepse shtetasit e mesiperm kane kryer grabitjen me armen e tij automatik mod-56, te cilen ky shtetas e mbante pa leje. Me date 13.02.2002, ora 17.00, u arrestuan ne flagrance shtetasit: -Ilirjan Bajram Zeqo, 34 vjeç, me arsim tetevjeçar; -Sokol Fatmir Xhemaj, 27 vjeç, me arsim 10-klase, te dy banues ne fshatin Portes, sepse kane kundershtuar punonjesit e policise kriminale gjate ushtrimit te detyres. NE ELBASAN Me date 13.02.2002, ora 20.00, ne aksin rrugor Lushnje–Belsh ne dalje te fshatit Çerrage, dy persona te armatosur kane vjedhur drejtuesin e mjetit dhe pasagjeret qe udhetonin me taksine me targe EL 68 89 A duke iu marre 200 euro. Ne vendngjarje shkoi grupi hetimor, kreu veprimet proceduriale nga ku u identifikuan e shoqeruan ne komisariat autoret te cilet jane Avni e Vladimir Nexha, 25 e 20 vjeç, banues ne fshatin Skilaj–Lushnje, si dhe bllokua me cilesine e proves nje automatik dhe mjeti me targe NBI 50 88. Vazhdon puna per dokumentimin e ngjarjes. Me date 13.02.2002, ora 21.00, u ndalua shtetasi Ilmi Ibrahim Allkjo, 32 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Pishkash, me arsim tetevjeçar, sepse me dt.12.02.2002, u kap me nje pushke mod-63 e modifikuar dhe pa numer te cilen e mbante pa leje. NE KORÇË Me date 13.02.2002, ora 12.00, u ndalua shtetesja Medime Skender Bedulla, 45 vjeçe, banuese ne Korçe, me arsim tetevjeçar, pasi Gjykata ushtarake Tirane me vendim Nr.209, date 07.05.2001, e ka denuar me 7 vjet heqje lirie per vepren penale te shfrytezimit te prostitucionit, ne bashkepunim me shtetasin Ferdinand Selaudin Golemi, 41 vjeç, banues ne Korçe, denuar ne mungese me 7 vjet heqje lirie (ne kerkim). NE VLORE Me date 13.02.2002, ora 14.00, u ndalua shtetasja Shqipe Ramiz Alia, 43 vjeçe, banuese ne Bulqize, me arsim tetevjeçar, sepse Prokuroria e rrethit Vlore e ka shpallur ne kerkim per vepren penale te trafikimit te qenieve njerzore. Sarande Me date 13.02.2002, ora 13.00, u arrestuan ne flagrance shtetasit: -Andreo Panajot Gjini, 27 vjeç, me arsim tetevjeçar; -Ibrahim Astrit Duda, 21 vjeç, me arsim 5-klase, i denuar nje here per tentative vrasje, te dy banues ne Sarande, sepse me date 12.02.2002, ora 18.00, ne bashkepunim me shtetasin Robert Çuli, (ne kerkim) kane kundershtuar me dhune punonjesit e policise se sherbimit ne nje postobllok te ngritur ne Butrint. NE DIBER Burrel Me date 13.02.2002, ora 16.00, u ndaluan shtetasit: -Ajet Abaz Spahiu, 32 vjeç; -Nexhmedin Sadik Tafa, 32 vjeç, te dy banues ne fshatin Patin, me arsim tetevjeçar, sepse me date 08.02.2002, ora 02.00, ne kete fshat, ne bashkepunim, kane vjedhur banesen e shtetasit Enver Dema, ku kane marre 120.000, leke. NE LEZHE Laç Me date 13.02.2002, ora 17.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Edmond Gjin Kola, 24 vjeç, banues ne fshatin Milot te rrethit Kurbin, me arsim tetevjeçar, sepse u kap me dy pistoleta “TT” dhe numri tjeter i prishur, te cilat i mbante pa leje. Eshte autor i aksidentit automobilistik ndodhur me date 08.02.2002 tek shkolla e fshatit Gjorme. NE SHKODER Me date 13.02.2002, ora 17.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Petrit Ndue Coli, 30 vjeç, banues ne fshatin Grude, me arsim tetevjeçar, sepse rreth ores 10.00, ne qender te qytetit Shkoder, ka kundershtuar grupin e gatshem te repartit F.N.Sh Shkoder, pasi e kane kontrolluar per armembajtje pa leje. Me date 13.02.2002, ora 21.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Dashamir Preç Çerjani, 30 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Berdice, me arsim tetevjeçar, sepse nga kontrolli i ushtruar iu gjet dhe bllokua me cilesine e proves nje pistolete tip “Bereta” dhe 30 fisheke, te cilat i mbante pa lejeGjitheashtu eshte autor i vrasjes se Mehdi Kubazit, Eqerem Hallunit e Arif Vjerdhes me date 26.08.1994. Me date 13.02.2002, ora 16.30, shtetasi Lulash Mark Ndoja, 25 vjeç, lindur ne Shllak dhe banues ne Shkoder, ka plagosur me arme gjahu – çifte shtetasin Fran Pal Kunora, 17 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Vukaj–Shllak, i cili u mjekua dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Vazhdon puna per sqarimin e motiveve dhe rrethanave te ngjarjes, si dhe kapjen e autorit. Puke Me date 13.02.2002, ora 15.30, ne nje banese te braktisur ne fshatin Kimez – Gjegjan, u gjeten dhe bllokuan 4 automatike te modeleve te ndryshem, nje pushke, 20 cope karikatore automatiku, 13.000 cope kapsolla detonatore, 3240 cope fisheke, 20 m fitil zjarrpercjelles, 20 cope kapsolla elektrike, 15 cope ndezesa, 2.5 kg lende narkotike, ne dukje canabis sativa. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit qe i dispononte ato.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?