Raporti i Ministrise se Rendit - Date 21 Shkurt, 2002

(21/2/2002)NE TIRANE Me date 20.02.2002, ora 09.00, u ndalua shtetasi Qemal Destan Dema, 38 vjeç, lindur ne Kruje e banues ne Tirane, me arsim 10-klase, sepse Prokuroria e Tiranes e akuzon per vepren penale te ushrtrimt te dhunes fizike dhe psikologjike, per ushtrimit te prostitucioni ne Itali, ndaj shtetases I.Gj. Me date 20.02.2002, ora 12.00, u ndalua shtetesja Suzana Kadri Tahiri, 35 vjeçe, lindur ne Tirane e banuese ne Gjermani, me arsim tetevjeçar, sepse ne bashkpunim me shtetasit Gezim Kembaci dhe Serena Carrieri (te ndaluar) ne dt. 16.02.2002, rreth ores 23.45, pasi kane tentuar ta marrin me force per qellim prostitucioni, kane plagosur me arme zjarri shtetasen M.T, ne Laprake. Ne cilesine e proves materiale u bllokua arma e krimit tip Skopjones dhe nje sasi fishekesh mod-7/65. Materialet i kaluan prokurorise. Me date 20.02.2002, ora 18.00, u arrestuan ne flagrance shtetasit: Ermal Gurali Sekseri, 25 vjeç, me arsim te mesem dhe Sokol Prenush Mehilli, 36 vjeç, me arsim tetvjeçar, i denuar nje here per tregetim te lendeve narkotike, banuesa ne Tirane, sepse u kapen tek poligoni i shkolles Skenderbej duke trege- tuar droge. Ne cilesine e proves materiale u bllokuan 25 doza (8.7gr) heroine, nje aparat celular dhe 14.400 leke. Materialet i kaluan prokurorise. NE BERAT Me date 20.02.2002, ora 12.30, u ndaluan shtetasit: Taulant Ymer Binjaku, 16 vjeç, me arsim 7-klase dhe Taulant Myrteza Reka, 16 vjeç, me arsim tetevjeçar, banuesa ne fshatin Bilsh, sepse ne bashkepunim kane vjedhur banesen e shtetasit Kostandin Duda. Materialet i kaluan prokurorise. Me date 20.02.2002, ora 19.00, u arrestua shtetasi S.Q. 15 vjeç, banues ne fshatin Morave, me arsim 7-klase, sepse ka vjedhur 85.000 leke ne banesen e nje shtetasi. Materialet i kaluan prokurorise. Skrapar Me date 20.02.2002, ora 12.00, u ndalua shtetasi Nuri Hekuran Çollaku, 23 vjeç, banues ne fshatin Vlush, me arsim tetevjeçar, sepse me dt.16.02.2002, ne bashkepunim me te vellane e tij Metush Çollaku (ne kerkim) kane vrare me arme zjarri shtetasin Asim Terpo. Materialet i kaluan prokurorise. NE VLORE Me date 20.02.2002, ora 12.00, ne afersi te Hotel “Sazanit” ne vendin e quajtur “ Kapelja ”shtetasi Armando Sami Sinaj, 22 vjeç, banues ne Vlore, me arsim tetvjeçar, ne grindje e siper, per motive te dobta, ka tentuar te vrase me arme zjarri (pistolet) shtetasin Koço Seferi, 34 vjeç. U kryen veprimet proceduriale dhe ne cilesine e proves materiale u fiksua nje gezhoje pistolete. Po punohet per kapjen e autorit. NE KORÇË Me date 20.02.2002, ora 21.00, u arrestua shtetasi Petrit Qamiran Berberi, 46 vjeç, lindur e banues ne Pogradec, me arsim te larte, sepse rreth ores 12.00, eshte kapur ne qytetin e Korçes me 2500 cope paketa cigare te markes “Karela” e “Slims” te cilat ishin pa pulle dhe do te tregtoheshin kontrabande. Nga kontrolli i ushtruar ne banesen e tij iu gjeten e sekuestruan edhe 28190 cope paketa te llojeve te ndryshme, pa pulla. Materialet i kaluan prokurorise. NE SHKODER Me date 20.02.2002, ora 14.45, u ndaluan shtetasit: Lip Rrok Gjergji, 18 vjeç, banues ne fshatin Juban, me arsim 7-klase dhe Gentjan Pashuk Marashi, 19 vjeç, banues ne fshatin Grude e Re, me arsim 9-klase, sepse prokuroria e rrethit ka filluar çeshtjen penale per mashtrim dhe trafikim te qenieve njerzore ne Greqi te shtetaseve D.G, dhe N.T, te dyja 14 vjeçe, banuese ne fshatin Stajk. Materialet i kaluan prokurorise. NE LEZHE Kurbin Me date 20.02.2002, ora 15.00, u ndalua shtetasi Lulzim Gjon Ndoja, 23 vjeç, lindur ne Laç e banues ne fshatin Bardhaj-Shkoder, me arsim te mesem, sepse u kap me nje pashaport te fallsifikuar dhe dyshohet se eshte autori i vrasjes se shtetasit Alfred Pjeter Nikollaj ne dt.25.11.1999, ne qytetin e Laçit. Materialet i kaluan prokurorise. NE DIBER Me date 20.02.2002, ora 08.00, u ndalua shtetasi Genc Musa Dumani, 25 vjeç, banues ne Diber, me arsim tetevjeçar, sepse me dt.19.02.2002, ne grindje e siper ka plagosur me thike shtetasin Fitim Toçi, 20 vjeç. Materialet i kaluan prokurorise. NE KUKES Has Me date 20.02.2002, ora 08.00, ne rajonin e piramides C 13/7, rreth 15 metra ne thellesi te teritorit shqiptar, shtetasit kosovar Prek Krasniqi dhe Agustin Palushi, kane rene ne mina, ku per pasoje jane plagosur lehte dhe pas dhenies se ndihmes pare mjekesore ndodhen jashte rrezikut per jeten.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?