Rumani: Policia zbulon një laborator ilegal amfitaminash

BUKURESHT (9/1/2001)- Policia rumune zbuloi një laborator ilegal që prodhonte pako të vogla ekstazi, i pari që është zbuluar ndonjëherë në Rumani dhe arrestoi një trafikant turk. Lajmi është bërë i ditur sot nga një burim policor. Sipas të njëjtit burim, laboratori ndodhej në në garazh të komunës së Bragadirusë, në jug të Bukureshtit, dhe turku i arrestuar, Ibrahim Karsli, 56 vjeç, ishte pronari i tij. Me këtë rast, policia sekuestroi rreth 200 kg produkte të ndryshme kimike, të cilat duke u përzier me amfitaminën shërbejnë për prodhimin e ekstazit. Brigada antidrogë e filloi këtë operacon pasi arrestoi të mërkurën tre trafikantë të tjerë turqë, anëtarë të të njëtit rrjet, të cilët zotëronin 11,6 kg amfitaminë, saktësoi i njëjti burim. Amfitamina si dhe produktet e sekustruara në laboratorin ilegal mund të shërbenin për prodhimin e më shumë se 350 000 pakove të vogla ekstazi me një vlerë prej afro 4 milionë dollarësh. Droga ishte sjellë në Rumani me autobus nga Turqia. Dy shoferët e autobusit, shtetas turq, u arrestuan gjithashtu. Pakot e vogla të ekstazit do të dërgoheshin sigurisht në tregjet Perëndimore, tha i njëjti burim.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie