Të varfërit e jetimët një Vit të Ri pa ndihma

(28/12/2001)GJIROKASTER Edhe festa e Vitit të Ri nuk ka sjellë ndonjë të re për të varfrit e Gjirokastrës. Madje, ata do të marrin më pak lekë se herët e tjera. Burime nga Zyra e Ndihmës Ekonomike, kanë bërë të ditur, se shuma e lekëve ka ardhur shumë më e vogël se herët e tjera. "Qytetarët që trajtohen me këtë ndihmë, kanë marrë më pak lekë se herët e tjera, megjithëse është fundviti. Shkak për këtë është fakti, që fondi i ardhur nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale është i cunguar", kanë theksuar të njëjtat burime, duke shtuar se "419 familjet që e përfitojnë këtë ndihmë nuk do ta marrin atë të plotë". Kështu, për këto familje kanë mbërritur në Gjirokastër 1,5 milionë lekë, ndërsa gjatë muajve të tjerë të vitit nuk ka pasur probleme. Ndërkohë, si gjithmonë në varfëri, do ta kalojnë Vitin e Ri edhe jetimët e qytetit të Fierit. Janë plot 2500 të tillë në këtë qytet që janë në mëshirë të fatit. Sipas kryetares së Shoqatës së Jetimëve të këtij qyteti, Teuta Kaçaku, Bashkia nuk ka akorduar asnjë qindarkë ndihme për ata që kanë më tepër nëvojë. Janë plot 700 familje jetimësh, të cilët do të ndërrojnë vitet në të njëjtën gjendje, pa i ndjerë festat edhe në shtëpitë e tyre. I vetmi që është kujtuar për ta, ka qenë Kryqi i Kuq Shqiptar, i cili ka shpërndarë 40 pako për 40 fëmijët jetimë. Ndërsa kryetarja e shoqatës, u ka bërë thirrje biznesmenëve të qytetit të Fierit, "që të kthejnë sytë nga kjo pjesë e shoqërisë, e cila po kalon ditët më të vështira, duke u përballur me problemet e përditshme". Kështu me radhë problemet nuk kanë të sosur. Duhen edhe pak ditë që të festohet ndërrimi i viteve dhe dikush e merr ndihmën ekonomike të përgjysmuar, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë as edhe një vend ku të firmosin në bordero.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie