Tiranë: Pranga 4 falsifikatorëve të patentave, u kapën në flagrancë

(13/12/2001)TIRANE (13 Dhjetor) - Katër anëtarë të një rrjeti falsifikatorësh që mund të mbarojë në Greqi janë arrestuar dje, në flagrancë nga oficerët e antikrimit ekonomiko-financiar të kryeqytetit. Rreth orës 13.30 minuta, teksa shoferi i autobuzit të linjës Tepelenë-Tiranë, 40-vjeçari Serjan Tuku po "shkëmbente mallin" me miqtë e tij, një agjent i policisë Antikrim ka ndërhyrë se ka kujtuar për ndonjë "pako drogë". Ka nisur kontrollin, por megjithëse nuk ka qenë drogë ai nuk "ka dalë bosh". Çanta ka pasur brenda saj mbi 200 patenta ndërkombëtare, që më pas kanë rezultuar falso si dhe mjaft formularë të shoqërisë së sigurimeve "Sigma", që edhe këto kanë rezultuar të falsifikuara. Grupi i gatshëm që ka mbërritur menjëherë në afërsi të stadiumit "Selman Stërmasi", ka mundur të shoqërojë për në qelitë e paraburgimit të drejtorisë së policisë së Tiranës, të gjithë grupin, veç shoferit tepelenas edhe tre të tjerët Enkelejd Caslli, Besnik Mezini dhe Vjetor Shahi, të tre banues në Tiranë. Pas shoqërimit, policia ka nisur nga seancat e pyetjeve dhe ka ushtruar edhe kontroll në banesën e tre kryeqytetasve.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

Matura 2024/ Nesër provimi i gjuhës së huaj, ministrja lë porositë: S'ka tolerancë nëse shkelet rregullorja