Tre bluza të bardha marrin titullin "Qytetar Nderi"
Më në fund dhe bluzat e bardha të Shkodrës, provojnë të firmosin në librin e "Qytetarëve të Nderit". Tre prej mjekëve më të njohur në qytet, të cilët u kanë shërbyer me dekada të tëra familjeve shkodrane, duke u shkuar shtëpi më shtëpi
SHKODER
(29/9/2000)
Më në fund dhe bluzat e bardha të Shkodrës, provojnë të firmosin në librin e "Qytetarëve të Nderit". Tre prej mjekëve më të njohur në qytet, të cilët u kanë shërbyer me dekada të tëra familjeve shkodrane, duke u shkuar shtëpi më shtëpi, duke iu gjendur të gatshëm në çdo çast, kanë marrë dje titullin "Qytetar Nderi".
Kraja, Plani dhe Ndoja janë emrat që kolegët e tyre mjekë kanë duartrokitur për një kohë të gjatë në ambientet e spitalit të qytetit ku u dhanë dhe titujt.
"Ne po tregojmë sot mirënjohjen që kemi për emrat e tyre, respektin që kanë në familjet shkodrane për punën e tyre. Janë vite të tëra pune, të cilat ne duhet t'i nderojmë" do të deklaronte kryeatri i bashkisë Boriçi. Mjekët e Shkodrës zyrtarisht për herë të parë e kanë ndjerë veten të nderuar në ceremoninë që u zhvillua këtë të enjte. Këshilli Bashkiak, ka nderuar tre emra të njohur në mjekësinë shkodranë me titullin "Qytetar Nderi".
Dorëzimi i këtyre titujve, ka qenë dhe motivi i ceremonisë së zhvilluar në ambientet e spitalit të Shkodrës. Zyliha Kraja, Lec Plani dhe Luçie Ndoja, dy të fundit pas vdekjes, kanë marrë titullin qytetarë nderi, për përkushtimin dhe vitet në punë që kanë shërbyer në shëndetësinë shkodrane. Ndërkohë që drejtori i përgjithshëm i spitaleve, Astrit Beci, e sheh në një plan më të gjerë evenimentin. "Në fakt, ky është një vlerësim për mjekësinë shkodrane. E shohim veten të nderuar, pikërisht në momentin kur na duhet inkurajimi". Në motivacionin e dhënies së titujve për Ndojën do të veçohej puna 50-vjeçare si infermiere dhe kryeinfermiere në spitalet e Shkodrës, duke u bërë dhe një ndër figurat më të njohura të shërbimit ndaj njerëzve. Ndërkohë që Lec Plani është nderuar për punën e madhe shkencore që ka bërë, për metodat e reja me të cilat ai punonte dhe për të cilat ai është nderuar dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Kirurgia Zyliha Kraja, ka pasur fatin që e ka marrë vetë titullin. Ajo që për 37 vjet nuk i është ndarë sallës së operacionit me shumë modesti ajo do të thoshte: "Eshtë një respekt ndaj punës sime, djersës së derdhur në sallën e operacionit, punë që e kam bërë bashkë me kolegët e mi, me të cilët do të doja që ta ndaja. Megjithëse mjekësia shkodrane radhit në gjirin e saj emra të njohur mjekësh, titulli i dhënë sot tregon se personazhe të tilla duhet të nderohen sërish, pasi Shkodra duhet t'i kujtojë si ata që kontribuan në emrin e saj.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
52.9%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 4501
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec! Nga 7 raste, 3 janë në konviktin turk
2 Nëntor, 13:05
-
Gjirokastër/ Makina e Policisë përplaset me një automjet tjetër! Plagoset shefi i stacionit kufitar të Kakavijës
2 Nëntor, 13:02
-
Përmbytje në Spanjë, Sanchez: Do të dërgojmë edhe 10 mijë ushtarë në Valencia! Mbi 200 të vdekur, 1900 të zhdukur
2 Nëntor, 13:01
-
FOTOLAJM/ Rama shijon diellin e Korçës mbas Hallouinit
2 Nëntor, 12:53
-
'Çarje në muskul', Rey Manaj dëmtohet sërish dhe mungon për Sivasspor
2 Nëntor, 12:51
-
Rama: Vlora, bregdeti me shëtitoren më të gjatë në mesdhe! Gati të vijojmë Lungomare 4 në zonën e Orikumit
2 Nëntor, 12:50
-
Ligue 1/ Monaco në 'rënie të lirë', Angers e mposht 0-1! Lille dhe Lyon barazojnë me gola
2 Nëntor, 12:24
-
Atentati me 3 të vrarë në Shkodër, Shqiptarja.com siguron foton e Izmir Sakices! Në kërkim policor edhe për atentatin ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat
2 Nëntor, 12:13
-
Opozita marshim proteste në Shkodër: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova
2 Nëntor, 11:47
-
Incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në Tbilisi, UEFA gjobit FSHF-në me 26 mijë e 875 euro
2 Nëntor, 11:46
-
Veliaj në Torino, takon kryebashkiakun Lo Russo! Nis bashkëpunimi mes dy qyteteve, për Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025
2 Nëntor, 11:31