UNMIK: Në fuqi sot rregullorja për ndalimin e kalimit ilegal të kufirit

PRISHTINE (6/4/2001)- Hyri sot në fuqi rregullorja e UNMIK që ndalon kalimin ilegal të kufirit. Rregullorja së bashku me ligjin e armëve që do nis të aplikohet sot në Kosovë dhe ligjin kundër terrorizmit që do të miratohet së shpejti përbëjnë pakon e legjislacionin të njohur si pakoja e UNMIK kundër terrorizmit. Sipas zëdhënëses së UNMIK. Susan Manuel, të cituar nga Kosovalive "qëllimi i rregullores për kalim ilegal të kufijve është që në Kosovë të vendoset rendi publik, siguria dhe rregulli. Kjo rregullore është drejtuar kundër terrorsitëve dhe kriminelevë që nxisin destabilitetin në Kosovë. Kjo mund të aplikohet edhe për refugjatët apo personat e zhvendosur". Rregullorja për kalim ilegal të kufirit vendos 19 vendkalime legale të kufirit administrativ, me Maqedonisë, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. "Çdonjëri që kalon në vende të tjera do të dënohet në të holla apo me burgim,". Sipas saj, UNMIK-u është duke përgatitur disa fletushka të cilat përshkruajnë në detaje rregulloren dhe vendet ku janë 19 vendkalimet. Gjoba për kalim ilegal të kufirit është 500 marka gjermane ose 30 ditë burgim. Sipas rregullores "dënimi rëndohet nëse keqbërësi nuk është vetëm, është i shoqëruar me persona të rinj, nëse e përsërit veprën, mban armë, municion, veshje ose pajisje ushtarake." Sipas zëdhënëses së UNMIK-ut, Manuel, pjesa e tretë e legjislacionit, e njohur si pako e UNMIK-ut kundër terrorizmit do të diskutohet në takimin e nesërm të Këshillit të Përkohshëm Administrativ. "Kjo është një draft rregullore për ndalimin e terrorizmit, që autorizon dënimin e veprave të rënda, si vrasje dhe rrëmbim me paramendim të terrorizmit, me burgim 10 deri 20 vjet dhe deri në 40 vjet kur v epra ka rezultuar me vdekje".

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie