Urbanistika: Asnjë ndërtim në qendër
Durrësi ka tre muaj pa KRT. Mbledhja e fundit e Këshillit të Rregullimit të Territorit daton me të shtunën e fundit të muajit gusht. Më pas fushata elektorale dhe situata paszgjedhore e kanë pushuar ekzistencën e këtij komisioni që funksionon pranë Bashkisë së Durrësit.
DURRES
(1/12/2000)
Durrësi ka tre muaj pa KRT. Mbledhja e fundit e Këshillit të Rregullimit të Territorit daton me të shtunën e fundit të muajit gusht. Më pas fushata elektorale dhe situata paszgjedhore e kanë pushuar ekzistencën e këtij komisioni që funksionon pranë Bashkisë së Durrësit. Me përfundimin e mandatit të Këshillit Bashkiak të kaluar edhe KRT-ja pushoi së ekzistuari. Por, megjithëse ka më shumë se 1 muaj që Këshilli i ri Bashkiak ka nisur aktivitetin e tij, KRT ende nuk është zgjedhur prej tyre. Kjo për shkakun se në mbledhjen e dytë të Këshillit, grupi i këshilltarëve socialistë e kundërshtoi KRT-në e paraqitur nga kryebashkiaku Hoti. Në këto kushte, me dhjetëra kërkesa nga pronarë trojesh si dhe firma ndërtimi kanë depozituar kërkesat e tyre në Bashkinë e Durrësit pa mundur të marrin asnjë përgjigje për t'i ndezur dritën jeshile punimeve të paraqitura nëpër projekte gjithashtu të depozituara në këtë Bashki.
Shefja e zyrës së Urbanistikës, Lida Miraj, thotë se është grumbulluar mjaft material, por nuk mund të marrë dot përgjigje pa miratuar njerëzit që do të vendosin për ndërtimet që do të bëhen në qytetin e Durrësit, gjatë këtyre 3 viteve të ardhshme. "Shpresoj, shton ajo, se në mbledhjen që do të zhvillohet të premten, do të marrë fund edhe ky problem dhe t'i hapet rrugë institucionale funksionimit të KRT-së së re". Shefja e urbanistikës gjithashtu sqaron se pas institucionalizimit të këtij komisioni ajo ka përgatitur një material, me të cilin do të njohë pjesëtarët me problematikën e ndërtimeve në qytetin e Durrësit. Sipas Miraj, janë dëmtuar rëndë mjaft nga zonat me traditë urbanistike në qytetin bregdetar siç janë qendra e qytetit, zonat pranë vendeve arkeologjike, dhe të tjera. Madje, Miraj ka bërë edhe deklaratën, sipas të cilës në qendrën e Durrësit nuk do të miratohen më leje ndërtimi për të ruajtur atë trashëgimi urbanistike që ka mbetur pa u dëmtuar. Kjo ka sjellë jo pak reagime nga ana e pronarëve të tokave apo nga firmat e ndërtimit që kanë rënë në marrëveshje me pronarët e tokave për të ngritur në këto zona, ku apartamentet më pas kanë çmime të kripura.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.6%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1831
Lajme të tjera
-
Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve
4 Maj, 22:27
-
‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç
4 Maj, 22:25
-
'Klinika 24'/ Obstetër Gjinekologe Xhensila Omeri: Vajza dhe gra kujdes! Duhet të bëni kontrolle rutine tek gjinekologu për të evituar problemet në kohë
4 Maj, 22:20
-
Pashka Ortodokse, uron Basha: Drita e ringjalljes mbushtë vatrat e çdo familje me shpresën se e mira do të triumfojë mbi padrejtësi
4 Maj, 22:14
-
Moska vendosi Zelenskyn në listën e të kërkuarve/ Ministria e Jashtme ukrainase: Putin të kujtojë se Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arresti për të
4 Maj, 21:59
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për kë do votojnë shqiptarët?
4 Maj, 21:56
-
Zbrazja e Shqipërisë, 'amnistia' Bardhi dhe liria e shtypit
4 Maj, 21:54
-
Elbasani në festë, titulli i Kategorisë së parë ndez qytetin! Tifozët në rrugë
4 Maj, 21:40
-
Tiranë/ Lavatriçja shpërthen gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçarja
4 Maj, 21:40
-
Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi
4 Maj, 21:28
-
FOTOT/ Kryebashkiaku Erion Veliaj në Paris, takohet edhe me homologun ukrainas Vitali Klitschko
4 Maj, 21:16
-
Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra
4 Maj, 20:39