Vlorë Sekuestrohet punishtja e gomoneve

VLORE (12/11/2000) Skafe, barka peshkimi, drogë dhe materiale të tjera janë sekuestruar gjatë ditës së djeshme në brigjet jugore të vendit. Policitë e Vlorës dhe Sarandës janë përfshirë tashmë fuqishëm në operacionin e madh të nisur ditët e fundit me nismën e Ministrisë së Rendit. Kështu, në vazhdën e kësaj lufte kundër trafiqeve të paligjshme, u kontrolluan banesat e disa shtetasve në Orikum. Si rezultat i këtij operacioni, në firmën "Olar" u bllokuan për verifikim dy kallëpe për prodhimin e gomoneve, si dhe një motor 40kf "Honda", dy varka peshkimi, katër skafe që ndodheshin për riparim atje, një gomone pa motor, një gomone me mbishkrimim "Kolomba" me dy motora. Ndërkohë në banesat e Orikumit, u bllokuan një transportues skafi si dhe 51 bidona me benzol, të cilat ishin strehuar në shtëpinë e një shtetasi. Ndërkohë operacionet kanë vazhduar dhe në rrethin e Sarandës. Gjatë së premtes, në orët e mesditës, në vendin e quajtur Burgajeto (Gjiri i Qefalit) u sekuestruan 797 kilogramë bimë narkotike Canabis Sativa. Bima e presuar, ishte ndarë në pako dy kilogramëshe dhe ishte vendosur në 31 çanta sportive. Së bashku me këtë sasi bimësh narkotike, forcat e policisë bllokuan dhe një automatik kallashnikov me një krehër me fishekë. Ndërkohë akoma nuk është mësuar identiteti i personave që kanë lënë në këtë vend sasinë e drogës së presuar. Nga gjasat, dukej se malli do të transportohej për në Greqi.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen