A do ndikojnë zgjedhjet e pranverës në vijimin e hetimeve? Dumani: Nuk ndalemi, nuk varemi as nga kushtet e motit as oreksi i rrymave në vend

A do ndikojnë zgjedhjet e pranverës në vijimin e hetimeve? Dumani: Nuk ndalemi, nuk varemi as nga kushtet e motit as oreksi i rrymave në vend

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë një intervistë në për emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH.

Pjesë nga intervista

Ka çështje të tjera në vijim?

Altin Dumani: Ne nuk kemi marrë. Nuk kemi mbyllur zyrat e nuk do të ketë çështje. Kjo është puna jonë. Të hetojmë. Në momentin që hetimi maturohet dhe niveli I provave është i maturueshëm për të proceduar me masë sigurimi apo të pandehur në gjëndje të lirë do të keni lajme. Ne në punë jemi.

Ka pasur zëra që duke nisur nga janari do të filloni të ulni tempin për shkak të fushatës elektorale duke qenë se janë zgjedhjet në pranverë?

Altin Dumani:  “Nëse krimi e merr pushim gjatë fushatës elektorale ne e ulim tempin. Cdo lloj krimi. Krim është dhe korrupsion në zgjedhje, edhe korrupsioni i zyrtarëve. Ne jemi në përmbushje të funksioneve tona. Nuk varemi as nga kushtet e motit as oreksi I rrymave të ndryshme që mund të jenë në vend

Edhe një vit  mandat si kreu i SPAK po pastaj?'

Altin Dumani:   Do vijoj të jem prokuror në prokurorinë e posacme. Do të kem më shumë mundësi të jem në sallën e gjyqit. Atje ndihem më mirë atje sesa këtu, në studio. Do të vijoj normalisht funksionin e prokurorit.


Lajmi kryesor:

Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë