TIRANË- Komisioni Hetimor mblidhet ditën e hënën, për të shqyrtuar të gjitha provat e mbledhura deri më tani kundër presidentit, por edhe analizuar opinionin e fundit të Komisionit Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që i dha të drejtë kreut të shtetit. Mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00.
Burime për Report Tv kanë bërë me dije se mazhoranca ende nuk e ka një qëndrim përfundimtar nëse do të vendosin shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, megjithatë referuar deklaratës së bërë nga kreu i këtij Komisioni, Ulsi Manja, ka pasur një reflektim nga ana e presidencës. Kur thotë reflektim, e ka fjalë për zgjidhjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese.
"Nëse i referoheni opinionit final të Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën Kushtetuese ka një reflektim institucional të palëve për të zhbllokuar Gjykatën Kushtetuese si një nga kriteret për në BE. Dhe kur them ka refletkim do të thotë KED, Kuvendi dhe Presidenti, nën frymën e atij opinion dhe atyre rekomandimeve do duhet të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese. E thënë më qartë, Komisioni Hetimor, në raportin e vet për seancën plenare do evidentojë të gjitha shkeljet e konstatuara në rastin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, por edhe të situatës me Gjykatën Kushtetuese", ka thënë më herët Manja.
Fillimisht, komisioni hetimor u ngrit për shkeljet e pretenduara të Presidentit për anulimin me dekret të zgjedhjeve të 8 qershorit të kaluar. Më pas, iu bashkangjit edhe hetimi për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, kur në vend të Arta Vorpsit, Presidenti zgjodhi Marsida Xhaferrllarin. Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor do të jetë gati para datës 30 korrik dhe do të shqyrtohet në një seancë të veçantë, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Ilir Metës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
70.4%
-
Të panevojshëm
23.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 1945
Lajme të tjera
-
Skema mashtrimi me institucionet financiare dhe përmbarimi privat, Manja te 'Ligjet': Ka 2 hetimet që po bëhen! 11 licenca të hequra në 1 vit
10 Maj, 14:05
-
‘Ligjet’/ Çupi-Manjës: Shqipëria ka nevojë urgjente luftën kundër korrupsionit! Ministri: Ne bëmë Reformën në Drejtësi
10 Maj, 13:42
-
Replikat/ Manja-Bashës: Gjithë kjo dashuri për SPAK, pse nuk shkon për 21 janarin, rrugën e Kombit e lobimin rus? Kreu i PD: Të ngelën leshtë e mia në gojë
9 Maj, 11:34
-
A u liruan të dënuarit për korrupsion? Përplasja në Kuvend/ Bardhi nxjerr përgjigjen e Dumanit! Manja: Asnjë zyrtar i lartë! Alibeaj: Ishin 100, minuat punën e Prokurorisë
9 Maj, 07:46
-
U liruan 100 të dënuar nga GJKKO, nesër interpelanca në Kuvend për amnistinë penale, Manja bëhet gati: Nuk ka asgjë urgjente
8 Maj, 17:34
-
S’pranoi rekursin, Kushtetuesja zbardh vendimin për Belerin: Ezauro gjykatat e tjera
6 Maj, 17:30
-
Dorian Teliti: Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë tatimin për profesionet e lira
4 Maj, 16:07
-
Rekomandimet e qeverisë për SPAK dhe Prokurorinë! Manja: Prioritet lufta kundër krimit organizuar dhe korrupsionit, shmangni çdo lloj influence
3 Maj, 11:10
-
‘T’i shkul veshët’, Manja ‘reflekton’ për përplasjen me Shehajn: Debate politike, mbesin brenda Kuvendit! U bëra pak nostalgjik
3 Maj, 10:45
-
Dumani kërkoi që prokurorët e SPAK të rikandidojnë, Manja: Jam në krahun e tyre, por Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se mazhoranca
3 Maj, 10:34
-
'Do t'i shkul veshët!' Shehaj debaton fort me Ulsi Manjën për Aministinë Penale! Ministri: Me ty merrem të enjten! Sponsorizon portale që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe
2 Maj, 17:22
-
Amnistia/ Përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion
1 Maj, 19:47
Po se shkarkuan HAJDUT ILIRIN MOS DILNI NE VOTIME FARE
PërgjigjuN.q.s do mandat te trete dhe n.q.s do vertete te hyje ne BE duhet patjeter ta shkarkoje.I vetmi qe mund ta beje kete veprim eshte pikerisht ai qe e vendosi z.Rama(jepi Edi jeni i vetmi qe mund te beni njerez shpellaret qe te ofendojne dhe per familje.)Ne na ke prane ne cdo situate,perpara per mandatin e trete.
PërgjigjuPo si ta shkarkojn ata kan vjedhurebashke, Shqiperin e kane ber zhele duke zhvatur cfar kan mujtur te PD,PS,LSI nese PLEHI METTTTA shkarkohet ater do te thot se ka marveshje por nese nuk shkarkohet do thote qe sjau mban, nese ka popudh budadha jemi ne qe i votoj u sevilosemi u behemi si legena dhe keshtu do te qeverisin kta qelbesirat
PërgjigjuJa ky mendimi jot ata kan vjedhur te gjith...esht mendim serb- rus-grek...esht thik me du presa...edhe ti hiqesh se i di te tera po dukesh cili je..po dhe punen e armikut te ps-se e bere...po per saliun liken monen lulin mediun e shum te tjer faktet jan neper gjykata...po per ramen mos fol kot ke fakte paraqiti...ske mos ha ...kot...esht ber mod..te gjith ne nje thes...sesht e drejt ...
O Fatos keta duhet te shkarkohen te tere.
PërgjigjuHasan fenda ...mos je gje nga cepani ..!?
Shkarkojeni qenin....
PërgjigjuSa më parë...!!!