Frika se Bota do të përfundojë më 21.12. 2012 ekziton ende në mendjen e shumë njerëzve, pavarësisht se nuk ka prova të sakta. Përse jemi të frikësuar kaq shumë me teoritë e fundit të botës? Askush nuk është profet që të na e sigurojë një fakt të tillë.

Dua t’ju themi që ekziston një lajm i keq, Bota do të marrë fund, por ekziston edhe një lajm i mirë, ndoshta jo kaq shpejt sa mendojnë disa njerëz.

Teoria se Bota do përmbyset në 21.12.2012 është një intepretim i keq dhe shumë i gabuar që është bërë kohët e fundit për kalendarin Maja, duke arritur në përfundimin se njerëzimi përfundon pikërisht në këtë datë. Edhe në qoftë numërimi në kalendarin e Majave ka mbaruar kjo nuk do të thotë që do të shuhet një planet. Është njësoj si të thuash do përmbyset Bota kur shikoni që kalendari juaj tregon muajin e fundit të vitit dhe ju nuk keni blerë ende një kalendar për vitin e ri.

Edhe Nasa duke publikuar botimin “Përtej 2012: Pse bota nuk do të përfundojë” tregon fakte reale pse nuk do të ndodhë diçka e tillë. Nuk është nevoja të hysh në detaje por konkluzioni i librit është shumë i qartë: askush nuk duhet të shqetësohet për fundit e botës sepse nuk ka asnjë fakt shkencor që mund ta vërtetojë një gjë të tillë. Askush nuk mund ta parashikojë atë dhe është e kotë të besosh në të tilla besytni.

Ideja se njerëzimi do shuhet në 21.12.2012 është tërësisht gabuar edhe për faktin sepse një ide e njëjtë u përhap në 2003 kur u tha se një planet imagjinar do të përplasej më planetin Tokë por edhe në 31.12.1999 kur u vërtetua e kundërta e asaj që thuhej, se ne ishim në fund të mijëvjeçarit dhe gjithçka do të shkonte drejt fundit.

Kështu që e vemtja gjë që mund t’ju them është jetoni të qetë e të lumtur dhe mos e mendoni më fundin e Botës. Mos u ndikoni nga filmat fantashkencë. Mbase do vij një ditë që do të shënohet fundin i njerëzimit por është e kotë të mendojmë apo të vrasim mendjen për këtë. Fundja askush nuk jeton përjetësisht...

(eç/shqiptarja.com)