Meçe: Berisha i ndërgjegjshëm për rezistencën që i bëri vendimit të Gjykatës, do ta përdorë si alibi pse aksioni i Foltores dështoi! Përgatit terrenin t'i kalojë partinë Argitës

 

Sali Berisha ishte i ndërgjegjshëm për rezistencën që ka bërë duke refuzuar të zbatojë vendimin e GJKKO për detyrim paraqitje. Kështu shprehet  ish deputeti demokrat Arben Meçe në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa nënvizon se ai e bëri qëllimisht këtë rezistencë për të pasur një alibi që të justifikonte dështimin e aksionit të tij politik me Foltoren.

“Problemi i zotit Berisha ka dy pista atë ligjore dhe politike. Në atë ligjore, procedura, dihej që kjo do ndodh. Nëse Berisha do ishte person i zakonshëm menjëherë bëhej tërheqja forcërisht.

Çështja nuk është thjesht ligjore në këtë rast. Është politike. Këtu mendoj se duhet të qëndrojë diçka sepse kërkesa që i bëri SPAK Gjykatës së Posaçme ishte që Berisha të pyetej. Berisha e futi në korridore të interpretimit politik jo po shkelje e kushtetutës. Berisha është i ndërgjegjshëm në atë rezistencë që bëri. Berisha është prej dy vitesh në aksionin e foltores. Aksioni i Foltores rezultoi i dështuar. Dhe Berisha s’mund ta pranojë se ky aksion i nisur prej tij dështoi dhe do një alibi për të thënë se dështoi prej këtij vendimi. E bëri për të justifikuar përmes këtij sanksioni dështimin e vet politik.

10 ditë më parë e përgatiti në Kuvendin e foltores ku prezantoi dhe pasardhësin. Ngjarjen dua të interpretoj në këtë pistë dhe jo në atë ligjore. Në këtë moment partitë politike s’mund të mbajnë asnjë qëndrim politik”, tha Meçe.


Lajmi kryesor:

A do e votojë PD heqjen e imunitetit të Berishës? Kulluri: Mbështesim vendimet e SPAK! Meçe: Ish kryeministri po përgatit terrenin që t'i kalojë partinë Argitës


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?