Pyetet nëse do të arrestohet/ Ja si reagon Saimir Tahiri, ndërkohë kameramani rrëzohet

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit sot në Kuvend pas një mungese relativisht të gjatë.

Jashtë hyrjes kur po i drejtohej sallës ai u prit nga një mori gazetarësh që i bënë mjaft pyetje.

Gazetarja: Keni ardhur për të shpëtuar mandatin sot? A i trembeni nje arrestimi të mundshëm?

“Jo nuk kam frikë, mos e vrit mendjen” – ja preu shkurt ish-ministri.

Gazetar: Ndërkohë hetimet vijojnë... 

Tahiri: Mirë se iu gjeta...

Një incident i vogël ndodhi më pas mes gazetarëve të shumtë që po e ndiqnin me vrull deputetin.

Një fotograf u pengua dhe u rrëzua.

U vrave? - e pyesin kolegët.

- U vrava pak se më vuri stërkëmbëshin – tha fotografi.

Tahiri i dha dorë fotografit duke e ndihmuar të ngrihej dhe më pas iu largua drejt sallës së Kuvendit.