A do të ndërtohen vërtet 11
hidrocentrale në Valbonë?!

Po bëhen disa kohë që një grup banorësh të fshatit Valbonë dhe Rrogam  të njësisë administrative Margegaj, kanë ngritur zërin nëpër media dhe rrjete sociale, për një masakër ekologjike që po përgatitet ndaj lumit të Valbonës.

Arsyeja që banorët janë alarmuar është se ka nisur të zbatohet një projekt për ndërtimin e 10 hidrocentraleve, (11 bashkë me një hidrocentral ekzistues), përgjatë rrjedhës së lumit të Valbonës dhe kjo jo në të gjithë rrjedhën, por vetëm në 25 kilometrat e rrjedhës së sipërme, rrjedhës së rrëmbyeshme të këtij lumi, deri sa zbret në fushë.

Të ndërtohen 11 hidrocentrale në gjatësinë e 25 kilometrave.  Lumi Valbona është si një faltore e shenjtë e natyrës sonë të bekuar të Alpeve shqiptare. Lumi bashkë me luginën e vet ku rrjedh është një nga të paktat vende që kanë mbetur pa u dëmtuar, duke mundur të ruajnë bio-diversitetin.

lumi valbona
 
Vazhdimisht ka pasur kërcënime nga individë , gjuetarë të paligjshëm, tregtarë të vegjël lëndësh drusore, që kanë synuar të përfitojnë në kohëra rrëmujash. Por për fat deri më sot dëmtimet kanë qenë jo të mëdha.

Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej 1996 dhe pritet të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën e Malin e Zi.

Për mjekun e njohur Din Selimaj, vendimi i qeverisë për dhënien e koncensioneve për ndërtimin e tre hidrocentraleve, brenda Parkut Kombëtar të Valbonës, është marrë pa u konsultuar me komunitetin vendas dhe, si i tillë, ai po kundërshtohet masivisht prej banorëve.

valbona

Komuniteti i Valbonës është krejt kundër. Në vend që të investohet në stabilizimin e Luginës së Valbonës, në vend që të stabilizohen më mirë  projektet e zhvillimit duke i dhënë përparësi lidhur me ndërtimet, llojin e materialit me të cilin do të ndërtohet, nivelin e kateve, hapësirave të gjelbërta, etj, vijnë ndërtohen hidrocentrale, pra thahet lumi,thotë mjeku Selimaj.

"9 hidrocentralet e tjerë do të ndërtohen jo vetëm përgjatë lumit, por edhe në përrenjtë e Valbonës. Valbona nuk është e jona, ne jemi shërbëtorë të saj, kur s’ka pasur shtet fare e kemi mbrojtur me gjak se do ishte e Serbisë sot. Lumi është palca e luginës së Valbonës, më duket banale ndërtimi i hidrocentraleve këtu, përfitimet janë individuale nuk janë të zonës, është shumë më dinjitoze t’i rishohin vendimet nuk është turp," thonë banorët.

Catherine Bohne,e quajtur tashmë si  “Amerikanja e Valbonës”, kjo grua që prej vitesh është dashuruar me alpet shqiptare, nga vendi ku po ndërtohet kanali, që do të devijojë ujërat e Valbonës lëshon një apel për të gjithë shoqërinë shqiptare.

valbone

Ajo thotë se, me ndërtimin e hidrocentraleve dëmtohet turizmi, ekosistemi natyror, por edhe vetë e ardhmja e Parkut Kombëtar. Sipas saj, qeveria shqiptare nuk ka respektuar Konventën Ahrus, të cilën e ka nënshkruar, konventë që parashikon informimin e banorëve.

"Ne kemi punuar bashkë me ministrinë e Mjedisit për të shkruar dokumentin e zonimit, planin e menaxhimit për të mbrojtur këtë zonë. UNDP ka investuar, ka bërë një projekt shumë të madh për të zhvilluar këtë zonë. Kurse një ministri tjetër ka punuar për ta prishur. Është çmenduri dhe qeveria e Shqipërisë nuk mund të vazhdojë më kështu”, thotë ajo.

Kam ardhur në 2009 si turiste për 11 ditë, jam kthyer në Nju York dhe kam paketuar gjërat. Pyjet plot me ari, kjo nuk ekziston në asnjë vend tjetër, një natyrë e egër që është mbaruar në Zvicër, Austri. Ka vlera gjigante. Valbona është një mrekulli, përfundon bisedën Katerina.

Parku Kombëtar i Valbonës ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Peizazhi malor, ujërat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut, vitet e fundit po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, çfarë e ka kthyer luginën në një nga destinacionet e rëndësishme turistike të vendit tonë.

Banorët kanë nënshkruar një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama ku kërkojnë ndalimin kësaj masakre që do të dëmtojë turizmin dhe vetë ekosistemin e Parkut Kombëtar.
 
 
Projektet e parashikuar mbi lumin e Valbonës:
 “RELACION  KUSHTET GJEOLOGO-INXHINJERIKE TË SKEMËS HIDROENERGJITIKE
H9/A, H9/B, H10, H11, H12, H13, H14, H15, H16, MBI LUMIN  VALBONA DHE PERRENJËVE QE DERDHEN NË  KËTË  LUMË”
(FAZA E FIZIBILITETIT)
 II. – VENDODHJA E OBJEKTIT.
Objekti ynë i studimit,
Skema hidroenergjitike e Valbonës, ndodhet në qarkun e Kukësit, në zonën e Tropojës. Si burim furnizimi me ujë janë ujërat e lumit të Valbonës , përrenjët dhe proskat malore që derdhen në  këtë  lumë.
Zona jonë e studimit përshkohet nga rrugët automobilistike
që  lidhin  komunat me qytetin e B.Currit, por vende vende këto rrugë mungojnë apo jane krejtësisht të amortizuara. Më poshtë do të japim një përshkrim të shkurtër të pozicionimit të veprave hidroteknike të skemës sonë.

1.H/C 9A. Vepra e marrjes së H/C 9A do të pozicionohet në  një  grykë  të ngushtë, mbi lumin e Valbonës në kuoten 530m.m.n.d. Baseni i presionit të këtij H/C do të ndërtohet në një zonë kodrinore në kuoten 527.5m.m.n.d. Godina e turbinave do të ndërtohet në një zonë të qetë në
kuotën 402m.m.n.d.

2.H/C 9B. Vepra e marrjes se H/C 9B do te pozicionohet ne nje gryke te
ngushte, mbi perroin e Ortegu i i Dragobise ne kuoten 955 m.m.n.d. Baseni
i presionit te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten
954 m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne
kuoten 402 m.m.n.d. Per H/C 9A dhe H/C 9B nga ana e projektit eshte menduar qe godina e turbinave te jete e perbashket.

3.H/C 10. Vepra e marrjes se H/C 10 do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi lumin e Valbones ne kuoten 313m.m.n.d. Per kete H/C nuk eshte parashikuar basen presioni. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 244m.m.n.d.

4.H/C 11. Vepra e marrjes se H/C 11 do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi lumin e Valbones ne kuoten 242m.m.n.d. Baseni i presionit te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten 239.5m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 216m.m.n.d.

5.H/C 12. Vepra e marrjes se H/C 12 do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi lumin e Valbones ne kuoten 214m.m.n.d. Baseni i presionit
te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten 212.6m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 174m.m.n.d.

6.H/C 13. Vepra e marrjes se H/C 13 do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi perrojin e Otergi i Kaut ne kuoten 910m.m.n.d. Per kete H/C nuk eshte parashikuar basen presioni.. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 402m.m.n.d.

7.H/C 14. Vepra e marrjes se H/C 14 do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi perrojin e Shudenices ne kuoten 925m.m.n.d. Per kete H/C nuk eshte parashikuar basen presioni. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 453m.m.n.d.

8.H/C 15. Vepra e marrjes se H/C 15 do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi perrojin e Shudenices ne kuoten 451m.m.n.d. Baseni i presionit te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten 450.5m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 220m.m.n.d.

9.H/C 16. Vepra e marrjes se H/C 16 do te pozicionohet ne nje gryke te ngushte, mbi perrojin e Shpella e Kaurit ne kuoten 852m.m.n.d. Baseni i presionit te ketij H/C do te ndertohet ne nje zone kodrinore ne kuoten 851.5m.m.n.d. Godina e turbinave do te ndertohet ne nje zone te qete ne kuoten 350m.m.n.d. “

Projektet e hidrocentraleve në Valbonë kanë ngjallur shqetësim edhe në kompanitë turistike në botë,si në Angli, nga Kompania “Black Mountain LTD” me drejtuese Hayley Ëright, e cila i ka dërguar edhe një letër kryeministrit, Edi Rama, ku përcjell shqetësimin e saj.

Ja përmbajtja e letrës:
“Klientët tanë të cilët kanë vizituar Shqipërinë dhe janë njohur me mikpritësit lokalë kanë qenë të kënaqur me përvojat e tyre dhe rrinë duke përmendur mjedisin natyror spektakolar  si dhe kulturën autentike. Në të vërtetë udhëtimi i njohur si “Shtegu i Majave te Ballkanit”, që kalon në rajonin nga Thethi në Valbonë, ka fituar famë ndërkombëtare, si një nga destinacionet me të pëlqyera botërisht për ngjitje dhe ecje malore.
Ne kemi dëgjuar këto kohët e fundit, lidhur me planet për të zbatuar një projekt hidroenergjetik në Valbonë. Mbasi e pamë këtë çështje me vemendje ne jemi shumë të shqetësuar, lidhur me këtë propozim. Sot në Europë ka shumë pak rajone të tilla, të egra, të pa prishura nga dora e njeriut. Valbona është një nga ato të pakta. Pasojat e mundshme të ndërtimit të hidrocentraleve do të ishin shkatërrimtare për mjedisin, për komunitetet lokale dhe trashëgiminë e tyre kulturore, si dhe për industrinë e turizmit në rajon.
Në botën e sotme, vlera gjendet gjithnjë e më shumë në ato fusha të cilat nuk janë te “mbi-zhvilluara” dhe që ruajnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe natyrore.
Në respekt ju nxisim që të rishqyrtoni këtë propozim, dhe të vendosni për të ruajtur kulturën autentike dhe mjedisin e paprishur për të ardhmen e vendit tuaj.”
Hayley Ëright
Drejtuese e Kompanisë
“Black Mountain Ltd” me qendër në Londër, Angli.

Përgatiti: Gjon Neçaj

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri

11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri