A do të përjashtohet Ahmetaj nga grupi i PS? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Në shtator, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet për të marrë një vendim për përjashtimin ose jo nga partia të Arben Ahmetaj, ish-numri 2 i qeverisë, në kërkim për aferën e inceneratorëve.

Blendi Klosi, tashmë i komanduar si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, u shpreh se për fatin e Ahmetajt në parti është ekskluzivitet i grupit parlamentar dhe pritet të diskutohet në sesionin e ri në shtator.

‘Sot në ditën time të parë si sekretar i Përgjithshëm të PS-së. Vijon që tu jem mirënjohës mbi 100 mijë anëtarëve të PS-së. kemi nderin krenarinë dhe fatin që i kemi këto detyra. Është një pyetej që i takon grupit parlamentar i cili padyshim që në mbledhjen e tij të parë në fillim të sezonit parlamentar do të marrë edhe vendime të plota për çështje të cilat shqetësojnë dhe një ndër këto është edhe e Ahmetajt. Kam bindjen e thellë se në sërish do të fitojmë. Ne bëjmë ndryshime për të përmirësuar veten tonë.’- tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Gjiknuri i kalon detyrën Klosit si Sekretar i Përgjithshëm: PS edhe kur fiton reflekton! S'ndihem i braktisur nga Rama! Nëse SPAK do më thërrasë për inceneratorët do jap llogari


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni