A do të vazhdojnë trazirat politike në Greqi nëse parlamenti voton programin e ndihmës?

/ATSH-DPA/ - Votimi i prashikuar të premten e ardhshme në parlamentin grek mbi marrëveshjen pesëvjeçare për ndihmën e tretë po vëzhgohet me hollësi jo vetëm sepse do të lehtësonte ekonominë e vendit, por edhe se do të mund të zgjidhte edhe trazirat politike.
Votimi në parlament do të zhvillohet të premten përpara mbledhjes së po asaj dite në Bruksel ndërmjet ministrave të Financave të zonës euro, të cilët do të shqyrtojnë edhe planin e shpëtimit të Athinës.
Duke pasur parasysh mbledhjen e anëtarëve të zonës euro, ministri grek i Financave, Euklid Cakalotos paralajmëroi anëtarët e parlamentit që të mos ketë shtyrje.
Përveç votimit në parlamentin grek, parlamentet e vendeve të zonës euro duhet të vonojnë për programin e ndihmës, që Greqisë i nevojitet urgjentisht nëse kërkon të paguajë borxhin prej 3,2 miliardë eurosh Bankës Qendrore Evropiane brenda afatit të paracaktuar, 20 gusht.
Gjithsesi, anëtarët e qeverisë greke e shohin këtë si një tregues kyç për mbajtje të zgjedhjeve të reja nëse mbështetja e ligjvënësve të koalicionit qeveritar me shumicë të majte për programin bie nën 120 nga 300 anëtarë gjithsej.
"Është logjike që një qeveri e tillë të jetë e paqëndrueshme", u shpreh sot Alekos Flamburaris, ndihmësi i kryeministrit, Aleksis Cipras për televizionin grek.
"Ne duhet t'i japim një zgjidhje kësaj çështjeje sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk mund të caktoj një datë për zgjedhjet e reja", shtoi ai.
Si pasojë e përçarjeve ndërmjet partive politike, një fushatë e mundshme elektorale ka të ngjarë të çojë në prishje të koalicionit.
Sot, 13 anëtarë të krahut të platformës së majtë të partisë së Ciprasit, SYRIZA bënë thirrje për protesta në mbarë Greqinë për t'i dhënë fund politikave shtrënguese për të cilat qeveria ka rënë dakord me kreditorët ndërkombëtarë për sigurimin e fondit prej 86 miliardë euro.
Mediat greke e përshkruan këtë si një tregues përçarjeje brenda partisë dhe zanafillë të një partie të re të majtë, nën drejtimin e ministrit të Energjisë, Panajotis Lafazanis.
Grupi i përçarë ka votuar dy herë kundër masave shtrënguese, thelbësore për sigurimin e ndihmës financiare.
Flamburasis deklaroi se Cipras do të jetë ai që do të vendosë nëse do të mbahen apo jo zgjedhje të reja.
Kryeministri nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, duke thënë se nuk ka zgjidhje tjetër nëse problemet politike vazhdojnë të pengojnë progresin.
Qeveria e Ciprasit mund të qëndrojë në detyrë si qeveri e pakicës për aq kohë sa partitë e tjera e lejojnë këtë, por sipas kushtetutës, një qeveri e pakicës nuk mund të udhëheqë më pak se 2/5 e ligjvënësve, për të gëzuar besimin e parlamentit.
Koalicioni qeverisës ka 162 vende në parlament, mjaftueshëm këto për një shumicë të qëndrueshme.
Gjithsesi, më pak se 151 deputetë morën pjesë në dy votimet e fundit për masat shtrënguese dhe reformuese.
Në njërën prej tyre, mbështetja nga koalicioni ra në 123.
Në të dyja rastet, mbështetja e opozitës i kaloi parashikimet dhe pritet të ndodhë e njëjta gjë në votimin e së premtes.
Votimi pritej të zhvillohej sot, por kreu i parlamentit, Zoe Konstantopulu shtyu debatin e së mërkurës për programin e ndihmës në Komisionin e Financës për mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë që parlamenti do të diskutojë sot në mbrëmje rreth masave shtrënguese shtesë për një vend të shumëdebatueshëm, ekonomia e të cilit është tkurrur afërsisht 25 për qind në pesë vitet e fundit, dy shoqëri, Konfederata e Punonjësve Civilë dhe Fronti Militant Mbarëpunëtor kanë ndër mend të protestojnë kundër reformave.
Kjo vjen pasi ekonomia e Greqisë shënoi rritje surprizë në tremujorin e dytë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0,8 për qind krahasuar me tremujorin e parë, njoftoi buroja kombëtare e statistikave, ELSTAT.
Ekonomistët prisnin një tkurrje me 0,5 për qind.
Disa analistë kanë theksuar se shumë grekë kanë rritur blerjet gjatë tremujorit të dytë pavarësisht kontrollit strikt mbi kapitalin duke rritur të ardhurat e tregtarëve të vegjël./ (Nga Takis Tsafos)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë