A duhet legalizuar mbajtja e armëve në shtëpi dhe biznese? / Spahiu: Kur shteti nuk mbron popullin nga krimi

Juristi Kreshnik Spahiu hodhi idenë e mbajtjes së armëve me leje nga familjarët në bizneset në Shqipëri në kushtet kur policia dhe shteti duken të pamundur për të mbrojtur qytetarët nga krimi.

Gjatë intervistës në Report Tv për Rovena Nezirin, Spahiu hedh këtë ide pas ngjarjes tragjike në Pogradec ku mbeti i vrarë Egli Proga. Sipas Spahiut, Pogradeci mbetet një qytet i qetë larg të qënit i kriminalizuar, por edhe aty ndodh një diçka e tillë dhe shteti dhe policia nuk munden ta mbrojnë individin.

Në shumë zona të Shqipërisë krimi ka pushtet mbi shtetin dhe individi është i pambrojtur. Në këto kushte sipas juristit, ashtu si në shumë shtete evropiane dhe në SHBA mund të lejohet arma për njerëz të ndershëm në shtëpi apo biznese për t'u vetëmbrojtur.

'Sipas informacioneve autori i veprës penale i përket një bande që terrorizon gjithë qytetin. Kjo ndodh në Pogradec që është niveli më i ulët i kriminalitetit. Kur edhe Pogradeci terrorizohet ç’mund të presim në Vlorë, Lezhë, Fier apo në Durrës? A mos ka ardhur koha që shteti të legalizojë armëmbajtjen me leje për të vetëmbrojtur në shtëpi dhe biznese. Ky është një qëndrim dhe analizë fatale kur shteti nuk e mbron popullin nga krimi atëherë njerëzit të mbrohen nga krimi dhe të vetë mbrohen. Në kushtet e vetëmbrojtjes.

Në shtetet evropiane njerëz të ndershëm në kushtet e ligjit iu lejohet mbajtja e armës në shtëpi dhe biznese. Çdo bëjnë qytetarët e thjeshtë kur shteti nuk i mbron dhe shteti hesht? Ka ardhur për tu debatuar kjo çështje. Por një përqindje shumë e madhe disponojnë armë në Shqipëri. Ekziston parimi për ta frenuar një fenomen duhet legalizuar. Ta mbajnë armën me leje, apo pa leje. Arma me leje të bën të përgjegjshëm. Të bën të kontrollueshëm nga shteti. Ka një numër serie. E përdor në kushtet e vetëmbrojtjes. Kjo duhet të vijë si pasojë e një momenti nihilist, kur të dalim në konkluzionin se shteti është më i dobët se krimi. Në disa zona krimi është më i fortë se shteti dhe policia. Është momenti i dritës së kuqe për të kuptuar që shoqëria shqiptare është në alarm', thotë Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:13
Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, teksa debati është nxehur shumë lidhur me urën e Ibrit, që mesa duket ka futur në 'sherr' kryeministrin Albin Kurtin me aleatët perëndimorë. Në këtë situatë Spahiu vlerëson rolin e presidentes Vjosa Osmani e cila mbetet besnike e partnerëve perëndimorë.

'Ka një lajm të mirë që presidentja Osmani, është rreshtuar bashkuar me investime e urave të ndërtuara nga Kosova me perëndimin. Dhe është distancuar nga ura që po shkatërron Kurti. Të shkatërrosh gjithë urat me perëndimin për një urë të mbyllur përkohësisht është një fatalitet për Kosovën. Këtu nuk diskutojmë nëse ka të drejtë qeveria e Kosovës për të hapur një urë. A duhet ta bëjë në kundërshtim me vullnetin e Quint dhe NATO, sigurisht që nuk duhet ta bëjë. Ura e Ibrit, është e mbyllur përkohësisht.

A ja vlen të krijohet konflikt i pa qenë në një moment të rëndësishëm për Kosovën? Nuk ja vlen. Tensioni mund të shkatërrojë projektin franko gjerman. Kjo për katin se forcat nacionaliste në Europë po forcohen çdo ditë. Askush nuk e di se kush mund të jetë projekti i republikanëve i Uashingtonin për Kosovën në rast se vjen Trump. Projekt më i mirë se franko gjerman nuk mund të ketë. Trump nuk do lejojë debat dy vjeçar me Kurtin sepse është më i ashpër. Ne duhet të jem përgatitur se mund të ketë ndryshim të pozicioneve diplomatike në rajon. Nëse Kurti mbyll këto ura me perëndimin, për një urë të Ibrit, çfarë ure i mbetet Albin Kurtit? Është të minosh urat që ke ndëtuar vitet  e fundit që të biesh vetë brenda.'

Ora 18:02
Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës.

Spahiu thekson se opozita dhe Berisha që pas paktit me Ramën nuk protestojnë më para kryeministrisë, por para bashkisë.

Më tej ai e quan të shëmtuar incidentin e protestuesve me mundësit çeçenë që në ato momente po bënin foto para bashkisë dhe u detyruan të largohen prej protestuesve.

'Kam një qasje ndryshe. Këto janë protesta që tregojnë dështimin dhe keqorientimin e kauzës së opozitës. Pas paktit me Ramën, Berisha është tërhequr nga protesta para qeverisë dhe ka devijuar duke protesta para bashkisë, heqja dorë nga protesta para qeverisë është një pakt dhe pazar që lideri i opozitës ka me Ramën. Ti mban pushtetin unë flamurin e opozitës. Goditja me nota raciste kundër mundësve çeçene të natyralizuar si shqiptarë është shumë e shëmtuar dhe nuk i takon disa përfaqësuesve politikë. Franca me francezë 100% autoktonë ka marrë vetëm medalje alumini. Franca me futbollistë me origjinë afrikane është shpallur kampionë bote. Shqipëria do të jetë pjesë e BE por nuk mund të jesh pjesë nëse nuk sillesh si europian. Fitorja dhe medaljet olimpike të shtetasve shqiptare me origjinë të huaj është shenjë që duhet të hapemi në çdo fushë', theksoi Spahiu.

Ora 17:49
Spahiu: Vrasja në Pogradec / Prokuroria përgjegjësi juridike, policia politike, shoqëria apatike

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi ngjarjen tragjike në Pogradec ku humbi jetën Egli Proga pas dhunës së ushtruar nga Denis Meçe. Spahiu thekson se rasti ka nxjerrë në pahi edhe përgjegjësitë për atë që ndodhi.

Sipas tij Prokuroria me lehtësimin e masës së kërkuar për autorin dhe bashkëpunëtorët, dëshmon një përgjegjësi penale pasi kemi të bëjmë me një autor që ka kryer një vrasje, subjekt i drejtësisë edhe më parë. Më tej, policia sipas tij ka përgjegjësi politike pasi nuk bëri transparencë lidhur me ngjarjen. Ndërsa shoqëria dhe komuniteti në Pogradec thekson ai ka përgjegjësi apatike.

'Bazuar në informacionet që kemi lexuar dhe vëzhguar qartazi bëhet fjalë për një përgjegjësi juridike të prokurorisë, përgjegjësi politike të policisë dhe përgjegjësi apatike të shoqërisë dhe komunitetit në Pogradec. Pse juridike e prokurorisë? Sepse ajo është përfaqësuesja e akuzës në një çështje penale dhe ka vendosur vulën e saj në akuzën e ngritur në dosjen penale me bazë ligjore vrasjen. Ka klasifikuar një vrasje nga pakujdesia, e njëanshme në paragjykimin e çështjes. Në bazë të ligjit për procedurat penale, gjykatat nuk mund të rëndojnë pozitën e të pandehurit nuk ka patur alternativë përveç akuzës së prokurorisë. Gjykata ose lë në fuqi të njëjtën vendim të prokurorisë ose një shkallë më poshtë. Nuk mundet gjykata të rëndojë pozitën me një vepër më të rëndë.

Vetë prokuroria argumenton se nuk ka mjete të kërkimit të provës, kamerat e sigurisë apo mjetet për të siguruar provat. Krijon bindjen pa provat që vdekja është shkaktuar nga një grusht. Kur e provoi kur nuk ka një kamera? Është kontradiktore në justifikimin e akuzës. Pse nuk bindet se dhuna ka qenë e fuqishme që solli vdekjen. Ku i ka provat që vetëm nga një grusht erdhi vdekja? Nxori një justifikim, por nxitohet për një konkluzion kaq të shpejtë. Kjo ka sjellë këtë kaos në çështjen penale.

Më pas ka qenë e pajustifikuar dhe masa e sigurisë për 3 persona e tjerë për moskallëzim krimi. Vepër penale me pasojë vdekje, në raste moskallëzimi krimi nuk ka detyrim paraqitje. 3 subjekte që refuzuan të dëshmojnë vrasjen është një masë sigurie e lehtë e papranueshme. Për pasojë ka ardhur kjo situatë. Mendoj se përgjegjësia politike i qëndron policisë që gjithmonë duhet të jetë më e qartë.

Ka patur një kaos të lajmit. Duke dhënë versione te ndryshme. Por detyrimi është të jetë më transparente dhe komunikuese, sepse duhet të ndajë lajmin e parë. Përgjegjësia e komunitetit, policisë, prokurorisë dhe gjykatës. Si mund të dalësh në vrasje pa dashje kur autori është subjekt i policisë dhe prokurorisë. Ka qenë subjekt edhe hetimeve të tjera. Nuk mund të thuash nga pakujdesia. Është abc e dosjes penale.'

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ligji: 16/08/2024 11:13

    Nuk ka nevoje per te legaizuar armet me nje popull anti-social si shqiptaret. Zgjidhja me e mire do ishte te vendoset denimi kapital!

    Përgjigju
  • Iris: 16/08/2024 04:10

    Ne asnje menyre nuk duhen legalizuar armet!Akoma po vuajme pasojat e ketyre 32 vjetve e vecanerisht 97' nga armet qe qarkullonin lirisht,le te mos i hedhim benzine zjarrit! Dhe pervec kesaj,jemi popull gjaknxehte e i papjekur.Lexova tek /Shqiptarja/ per nje rast tentative vrasje per nje gervishtje makine.Po kush vret per nje gervishtje makine qe zgjidhet normalisht me demshperblim inshurence,pervec se shqipot?!

    Përgjigju
    • Noc rroku: 16/08/2024 10:59

      E vetmja mundësi që lacat fuksa të ënjtur nga hajdutllëkun, të mos guxojnë të të vrasin ke dera dyqonit për xhiron ditore.. bile me qen MRregull për çdo shpi e objekt privat duhet me u pasi me armë...nga vetë shteti, përderisa shteti.se mori dot miletin...

  • dritan: 15/08/2024 21:48

    Është çmenduri të mendosh për dhënie arme,siguria në vend është,të gjith ata që vriten janë të ingranuar në krim dhe vrasin njeri tjetrin sepse nuk të vret njeri kot përveç ndonjë rasti aksidental.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar