A duhet të ketë ‘Pajtim Kombëtar’? Historianët Milo dhe Zeqo: Pa u caktuar palët dhe objektivi s’mund të flitet për të (VIDEO)

“Shqiptarët në Luftën e Dytë botërore, reflektim me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Vendi”. Kjo ishte tema, që historiani Paskal Milo kishte zgjedhur për të referuar në këtë organizim të bërë nga Shoqata “Labëria” në Muzeun Historik Kombëtar. Historiani Milo e konsideroi këtë përvjetor, si një ngjarje mbi të cilët duhet që të reflektohet, pasi është një nga ngjarjet faktuese, që kanë ndikuar në identitetin tonë kombëtar, si udhërrëfyes i udhëtimit që ka bërë kombi shqiptar. Gjatë këtij referimi, teksa argumentoi ngjarjet historike me fakte, Milo ngriti edhe një pyetje, tashmë të diskutuar edhe në opinion publik, nëse duhet apo jo të ketë pajtim Kombëtar?

“Përvjetori i 75 i çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashist erdhi si të gjithë përvjetorët e tjerë paraardhës, pa na pyetur, siç do të vijnë edhe të tjerët. Këto ngjarje janë faktuese të identitetit kombëtar edhe udhërrëfyes të një udhëtimi të gjatë të një kombi. Përkujtimi i 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nuk duhet të jetë thjesht një borxh, që shoqëria e sotme e përçarë shqiptare ka ndaj kësaj lufte, që mund të lahet me disa fjalime, shpesh të pandiera edhe plot hipokrizi para një grupi veteranësh, që ende i kemi midis nesh apo familjarëve të dëshmorëve, as me ceremoni burokratike edhe kurora në varrezat e dëshmorëve”, shprehet ndër të tjera në fjalën e tij, historiani Paskal Milo, teksa argumenton më tej, se Lufta e Dytë Botërore në përmasat q u zhvillua nuk ka pa më të voglin dyshim dimensionet edhe as kontributet, që kanë pas kombet e bashkuara.

“Por Shqipëria e vogël pësoi humbje materiale dhe njerëzore të shumta edhe shqiptarët dhanë një shembull të madh, duke bërë detyrën e madhe para atdheut edhe historisë... Prapa 70 mijë partizanësh qëndronin mijëra shqiptarë të tjerë, kjo shumicë i dha luftës karakter çlirimtar...Shoqëria shqiptare ka nevojë të dekonfliktizohet, por si në çfarë mënyre? Është hedh ideja e një pajtimi kombëtar, që ngre shumë pikëpyetje. E para, a ka qenë përçarja shqiptare kaq e gjerë edhe kaq e gjerë sa të flitet për pajtim kombëtar. Ideja e pajtimit kombëtar është e mirë në pamjen e jashtme të saj, sepse ky pajtim është sa normë zakonore edhe sa e të drejtës,. Por cilat janë grupet e interesit dhe palët që duhet të pajtohen sot për shkak të konfliktit të së shkuarës, ata duhet ët identifikohen nëse janë trashëgimtarët politikë ose ideorë të tyre”, vijon Milo më tej, duke theksuar, se ka probleme për të sqaruar.

“Balli edhe Legaliteti sot e kanë deklaruar se janë trashëgimtarë ideor, edhe janë të në të drejtën e tyre, që të përfaqësojnë pararendësit e tyre në negociatat e pajtimit, sfida qëndron në anën tjetër, cila forcë politike do të përfaqësojë Partinë Komuniste të Shqipërisë të vitit 1944 sot? Cila forcë politike sot është trashëgimtare e saj, trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të PPSH janë dy tre parti që e kanë deklaruar hapur. Këto janë në të drejtën e tyre për të arrit pajtimin mes tyre. Por situata nuk është kaq e thjeshtë, pasi e djathta aktuale edhe e bashkuar shqiptare quan trashëgimtare Partinë Socialiste, me argumentin se në qershor të vitit 1991 vërtet ndërroi emrin, statutin edhe programin e saj, por trashëgoi shumicën e aseteve edhe të anëtarësisë komuniste. Pa u caktuar palët edhe të qartësohen këto s’mund të flitet për pajtim?”, thotë profesor Milo, duke argumentuar edhe se duhet që të sqarohet se cili është objektivi i këtij thelbi,

 “Çështja e dytë është cili do të ishte thelbi, objekti i këtij pajtimi? Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore patën pushtuesin e huaj. Balli Kombëtar më shumë, edhe Legaliteti më pak bashkëpunuan me pushtuesit hapur edhe të maskuar, jo vetëm shqiptarët, por edhe aleatët e panë këtë edhe e dënuan këtë veprim. Thelbi i pajtimit nuk mund të jetë ajo që forca që  forca që luftoi fashizmin, që u bashkua me aleatët edhe sakrifikoi me mijëra luftëtarë të saj, t’u kërkoi falje atyre që nuk luftuan edhe bashkëpunuam me pushtuesit.  Për çfarë ka ndodh në luftë janë këto dy forca (Balli edhe Legaliteti) që duhet t’u kërkonin falje me kohë shqiptarëve, por kurrë nuk u bë. Ky do të ishte akti i parë i pajtimit. Akti i dytë do të ishte të kërkesa për falje për krimet e komunizmit në pushtet. Kush duhet ta bënte këtë? Veteranët e paktë që kanë mbetur edhe për çfarë, apo Partia Socialiste në pushtet, që e djathta historike edhe ajo e tranzicionit e quan vijuese të PPSH”, thotë historiani Milo.

Sipas Milos, koha i ka dënuar shqiptarët me  mosmarrëveshje historike që i ka paguar gjithë Shqipëria. Në luftën e dytë botërore ky fenomen nuk ishte vetëm shqiptar, por kur vazhdoi edhe pas 75 vjetësh, arsyet janë edhe më të rënda thekson ai, duke e cilësuar 75-vjetorin e çlirimit, si një ditë të shënuar edhe thirrje për reflektim të thellë nga të gjithë.

Moikom Zeqo, historian dhe shkrimtar, e cilësoi këtë një debat artificial, që nuk mund të bëhet, pasi Balli Kombëtar edhe Legaliteti konsiderohen nga mediat e kohës edhe nga vet arkivat e të huajve, si organizata fantazmë.

“Në ç’kuptim të bëhet një pajtim kombëtar? Kush të kërkoi falje? Këto janë debate artificiale. Nuk ka lidhje kjo me dokumentet e kohës. Fakt shkencor është historia e kolaboracionizmit shqiptar... Këto organizata që ishin tradhtare, midis tyre ka pas ndonjë njeri që aspironte për lirinë. Por Balli Kombëtar edhe Legaliteti ishin organizata fantazmë. Dokumentet gjermane tregojnë se ata ishin kolaboracionist, kanë bërë krime. Më thoni cilin deputet ka Balli Kombëtar pas ’90”, thotë studiuesi Zeqo.

Ago Nezha, kryetari i Shoqatës kërkoi që ngjarjet të dokumentohet siç janë, edhe jo të fshihet e shkuara, për shkak të ngjarjeve të mëvonshme, që ndodhën për shkak të Partisë Komuniste.

“Tek Organizata e Dëshmorëve u mbajt një fjalë 25 min dhe nuk u tha asnjëherë, se di pse kanë frikë, që Luftën Nacional Çlirimtare e udhëhoqi Partia Komuniste me Enver Hoxhën.  Prandaj duhet që t’i themi gjërat siç janë. Tjetër gjë është Partia Komuniste, tjetër gjë l Luftën Nacional Çlirimtare edhe tjetër gjë pseudodemokracia sot”, thotë Nezha. 

Aktiviteti për 75-vjetorin e çlirimit të vendit u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni