Pas ceremonisë simbolike, ku Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan dashurinë e tyre të veshura me fustan nusërie, Shqiptarja.com pyeti lexuesit përmes një sondazhi nëse martesat brenda së njëjtës gjini duhet të njihen ligjërisht.

‘A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?’, ishte kjo pyetja drejtuar lexuesve. Për rreth tre ditë, 86.1% e qytetarëve që kanë votuar thonë se nuk duhet të njihen ligjërisht martesat e së njëjtës gjini.

Nga ana tjetër, 10.3% e votuesve thonë se duhet të njihen ligjërisht, ndërsa 3.6% janë përgjigjur nuk e di. Në total në sondazh kanë votuar 7571 persona.

Theksojmë që votat totale janë unike dhe ju mund të vazhdoni të votoni sërish. Kliko KËTU për të votuar.

Rezultatet e sondazhit deri më 22 maj, ora 08:30