Pjesëmarrja e zv/kryeministres Albana Koçiut dhe ambasadorit të BE, Silvio Gonzatos në Paradën e Krenarisë së komunitetit LGBTQ+ që u mbajt të shtunën, është cilësuar e papranueshme nga Tritan Shehu. Për këtë, deputeti i PD tha në Komisionin e Jashtëm se do të kërkojë dorëheqjen e Koçiut, ndërsa kolegëve u kërkoi demarsh diplomatik për ambasadorin.
“Do t’i kërkoj në seancën plenare Kryeministrit Shkarkimin e Albana Koçiut për pjesëmarrjen e papranueshme në paradën e LGBTQ+ .Të nderuar kolegë të Ministrisë së Jashtme ju kërkoj që të bëni demarsh diplomatik (notë proteste zyrtare) ndaj ambasadorit Gonzato për pjesëmarrjen e tij në paradë. Të thirret për shpjegime në Ministrinë e Jashtme dhe t’i thuhet që kjo bie ndesh me ato parime që ne ndërtojmë në shoqërinë tonë dhe ligjin e diskriminimit”, tha Shehu.
Ndërkohë, kujtojmë se në paradë, mesazhet kundër diskriminimit ishin një apel i fortë. Ambasadori Gonzato tha se mbrojtja e të drejtave të komunitetit pasqyron vlerat e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe mbështet çdo grup të cenueshëm.
Komente











