A është e gatshme vërtet Shqipëria për të përballuar koronavirusin? 11 pyetje për ministren Manastirliu

Biseda mes drejtoreshës së Qendrës Shëndetësore numër 8 në Tiranë dhe personelit mjekësor, e shpërndarë dje nga Partia Demokratike, ku tregohen mungesa të theksuara në mjetet të disponueshme për parandalimin e koronavirusit, ngre pyetje të rëndësishme lidhur me atë se si sistemi shëndetësor po përgatitet të pengojë epideminë e koronavirusit ditën kur ajo të mbërrijë edhe në Shqipëri.

Konferencat e përditshme për shtyp që organizon Ministria e Shëndetësisë tregojnë pak për këtë nivel përgatitjeje dhe të vazhdosh të përsëritësh që çdo gjë është nën kontroll, nuk do të thotë që kjo është e vërtetë. Përvoja botërore ka treguar se kontrollet e pasagjerëve në pikat kufitare nuk shërbejnë për asgjë. Të dhënat e publikuara mbi analizat e kryera vlen akoma me pak, pasi në Itali, për të identifikuar 4.600 të sëmurë, u kryen 37.000 analiza mbi po kaq raste të dyshuara. Është e qartë se me vetëm 60 analiza të kryera në Shqipëri rezultati do të jetë zero. Kjo nuk do të thotë që strategjia e ndjekur nga autoritetet shqiptare është e gabuar: infodemia e shpërthyer në Itali, me analiza kudo dhe me një transparencë absolute për të dhënat e grumbulluara, po i shkakton dëme të jashtëzakonshme ekonomisë, ndërkohë që, për shembull, në Francë e Gjermani bëjnë shumë pak analiza dhe, për pasojë, zbulojnë shumë pak raste, duke pasur një përfitim shumë të madh ekonomik, si dhe nuk shkaktojnë panik tek popullata.  

Por, të mos e kërkosh koronavirusin, kjo nuk do të thotë që e ke bllokuar. Masat parandaluese, në fakt, gjithsesi duhet të merren, spitalet dhe personeli mjekësor duhet të jenë gati dhe popullata duhet të dijë se çfarë të bëjë çdo ditë për të penguar përhapjen e virusit, i cili ndoshta ndodhet tashmë mes nesh, edhe pse nuk është identifikuar ende. Ja pra që ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve themelore për të siguruar opinionin publik dhe për të treguar se është me të vërtetë në rregull me detyrat e shtëpisë për të përballuar koronavirusin:

1) Sa shtretër në reanimacion janë të zënë nga të sëmurë të tjerë dhe sa janë të disponueshëm, qoftë në strukturat publike, qoftë edhe në ato private? A ekziston një plan për t’i shtuar ata në rast nevoje? Sa respiratorë automatikë kanë spitalet publike dhe ato private?

2) Perse vetem ne 10 perqind te rasteve te analizuara eshte bere duoble-check, nderkohe qe double-check eshte standart i OBSH-se per te gjitha analizat e koronavirusit ne bote?

3) Sa janë shtretërit e disponueshëm në repartet infektive në Shqipëri?

4) Sa çadra janë të gatshme për tu vendosur jashtë objekteve të ndihmës së shpejtë  për trajtimin e parë (triage), në mënyrë që të shmanget çdo kontakt mes të sëmurëve të dyshuar me koronavirus, të cilët (gabimisht) vijnë në spital dhe të sëmurëve të tjerë që presin të vizitohen?

5) Çfarë pajisjesh që shmangin ngjitjen e sëmundjes kanë në dispozicion mjekët dhe infermierët ne spitalet dhe nëpër ambulanca? A kanë, veç maskave, edhe doreza, syze dhe kominoshe dhe a i kane në sasi te mjaftueshme?

6) A është e vërtetë, sikurse denoncohet në atë regjistrim audio, që mjekët dhe infermierët në kontakt me të sëmurët, në periferi, nuk disponojnë material dezinfektues? Sa është sasia rezervë e lëngjeve dezinfektuese, syzeve, dorezave dhe kominosheve në dispozicion të mjekëve e infermierëve?

7) Për të trajtuar të sëmurët me koronavirus përdoren ilaçe që janë të destinuar normalisht për të kuruar SIDA-n, Ebola-s ose malarien: ministria e Shëndetësisë ka porositur sasi të mjaftueshme të këtyre ilaçeve për të përballuar një emergjencë të mundshme? Dhe çfarë sasish janë aktualisht të disponueshme?

8) Sa pajisje për të analizuar koronavirusin (Test Kits) disponojnë laboratorët e analizave? Dhe sa laboratorë në vend janë të stërvitur për të kryer testimet?

9) A janë mjekët e familjes, të cilët në të gjithë Evropën përdoren si pika e parë e kontaktit (telefonik) për të diagnostikuar rastet e dyshuara, të stërvitur se si duhet të veprojnë përballë kësaj emergjence?

10) A ekzistojnë nëpër spitale dhe struktura publike shpërndarës të dezinfektantëve, në mënyrë që të promovohet maksimalisht përdorimi i tyre, duke kufizuar rrezikun e ngjitjes?

11) Përse nuk është bërë asnjë fushatë komunikimi masiv dhe i vazhdueshem në media për të edukuar popullatën lidhur me veprimet që duhet të bëjnë për të shmangur infektimin? (le të jetë e qetë ministrja: televizionet janë të detyruar të transmetojnë falas spotet në dobi të publikut, kështu që kjo fushatë nuk do të kishte asnjë kosto për buxhetin e ministrisë së saj). Report Tv është i vetmi televizion qe ka prodhuar dhe transmeton cdo ore një spot edukativ te tille, por një nismë individuale nuk mjafton.

Të besosh se koronavirusi është thjesht një marrëzi që do të kalojë me mbërritjen e pranverës, siç tha presidenti amerikan Donald Trump, nuk autorizon asnjë institucion shtetëror ta trajtojë këtë emergjencë shëndetësore botërore me indiferencë apo superioritet sepse edhe vete SHBA kane vene ne dispozicion mbi 8 miliard dollar për të përballuar epideminë. Optimizmi personal nuk duhet të kushtëzojë detyrimet institucionale. Ndryshe nga tragjedia e tërmetit, për koronavirusin nuk mund të presim asnjë ndihmë nga jashtë. Shqipëria ka avantazhin e madh që ende nuk ka asnjë vatër koronavirusi: një avantazh, që ministrja e Shëndetësisë duhet ta shfrytëzojë për të qenë e përgatitur ditën e betejës. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 08/03/2020 18:00

    Pse nuk e tregojn se ne shqipri ka te prekur?? Pa opozit qeveri e dobet esht ..ska si te ndodh ndryshe

    Përgjigju
  • Beni: 08/03/2020 11:31

    Virusin korona dhe 10 000 refugjate nga Siria perballojme. Ca flisni juve more, me kete qeveri qe kemi edhe ne mars shkojme.

    Përgjigju
  • A. N.: 08/03/2020 08:22

    Po ku pyesim ne shqipot per viruse me apo pa corona. Shqiptari e ka imunitetin jashtezakonisht te larte. Ne kemi ngrene mish, zarzavate qe u shitnin ne trotuare plot me miza e pluhur. Sot hame ushqime me prejardhje te dyshimte, miell te skaduar qe nga koha e jugosllavise, mish te kalbur qe vjen nga brazili, zarzavate me koncentrat pesticidesh 10 here me te larte se norma e lejuar. Tek ne virusi sapo na sulmon, ngordh menjehere ngaqe nuk ka imunitet. Fati i madh qe eshte virus kinez sepse po te ishte amerikan do na kishte hedhur ne gjyq ai ne per demet qe do i shkaktonim atij.

    Përgjigju
  • Iris: 08/03/2020 00:00

    Do ishte mire qe ekipe gazetaresh nga gazeta ose TV te ndryshme te nxirnin ekipet e tyre ne terren per nje investigim te tyren e te paanshem per te pare e bere publike problemet e mundshme.Kjo do shihej me sy te mire e besim nga populli dhe nuk do shihej si sajese apo mashtrim nga forcat e ndryshme politike.Rendesi ka qe gazetaret te mos mjaftohen vetem me deklaratat e zyrtareve perkates por ta shohin vete si eshte gjendja.

    Përgjigju
  • Shqipo: 07/03/2020 21:43

    Po cma pyet kit krete shushken Kjo care I thone edge tote.... Se Mos e ka idene Bejini vete derma kokes se te jete per qeverine me zi ka per tu dale

    Përgjigju
  • Ermal: 07/03/2020 11:37

    S'kemi pse te perballemi! Me mire e mohojme dhe nuk mbajme pergjegjesi. Kush ka per te vdekur do vdes, kush ka per ta kaluar do e kaloj. Ky eshte mendimi i ashtuquajtur ( Shteti ) Shqipetar .

    Përgjigju
    • Geri: 07/03/2020 22:02

      Tamam fiks e ke then. Kto bejn dërr dërr sja kan haberin gjith bota esht futur dhe po hapet ne mase kjo thot skemi raste. Mjer kujt i bie

  • Lymi Tutit: 07/03/2020 11:29

    Edhe nje pyetje tjeter : Ne te gjitha vender e prekura,po flitet per “Test Kits”,domosdoshmerine dhe mungesen serioze te tyre ! A kemi ne te tilla ? Nese po sa ? Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Emi: 07/03/2020 10:54

    Pytje qesharaka.ne hala bahete fjal per uje e drita. Ne sjena per as gja

    Përgjigju
  • Linda: 07/03/2020 10:27

    Persa i perket bazes materiale higjeno-sanitare ministria duhet te jape nje shpjegim. Persa i perket te prekurve nga virusi ajo eshte nje perpjekje jo vetem e shtetit por edhe e individeve. Kur dikush rezulton i prekur por e kalon ate lehte, nuk eshte e nevojshme te shkoje ne spital. Ne shtepi duhet te vecohet nje dhome, qe pjesetaret mos preken. Spitali do jete per rastet e ndelikuara. Ky virus kerkon qe njerezit e diagnostikuar te mos dalin jashte, se ua ngjisin dhe te tjereve. Keshu po funksionon kudo ne Europe. Spitalet nuk mund te mbushen te gjitha me te orekur,se ashtu do infektoheshin dhe ata qe jane me semundje te tjera. Moshat e medha do kene nevoje per ndihme mjekesore, se ta jane edhe me te dobet dhe sidomos ajo kategori njerezishi qe vuajne nga semundje te tjera.

    Përgjigju
    • Emigranti: 07/03/2020 14:48

      Do behet si me torten e pamvarsise

    • laura: 07/03/2020 14:04

      Po vertet Linda! Eshte edhe pergjegjesi; individuale.Por kam pershtypjen se ne shqiptaret do na kapi nje histeri masive ku te gjithe do dynden ne urgjence

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë