Çizmja? Kryemadhi: Prifti më tha hajde rrëfehu! Ja ç’më thotë Meta

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emision “5 Pyetjet nga Babaramo”, iu rikthye edhe njëherë çizmes në parlament, për të cilën theksoi se nuk është bërë pishman. Përsa i përket ditëlindjes, teksa simbol i tortës ishte çizmja, Kryemadhi e shpjegoi duke thënë se ishte një surprizë e bukur. Kryemadhi theksoi se Meta i ka cilësuar si ekstremiste disa nga veprimet.

Pasi kalon 15 vite nuk të bën më përshtypje, vitet janë numra. Torta me çizme? Të rinjtë e LRI kishin bërë një surprizë të këndshme dhe mënyra si e kornizonin çizmen ishte e bukur. Çizmja sikur është simboli i së keqes, është edhe kundër të keqes. Kam një mik shumë të mirë, Dom Marjani, që më tha që duhet të vish të rrëfehesh pas veprimit, i thash do të vij, por pishman nuk bëhem. Ai më tha se duhet të jesh më e qetë.

Eshtë një nga veprimet më të mira që kam bërë. Edhe Krishti e ka, që përmbysi tavolinën ne tempull kur e gjeti të zaptuar nga batakçinjtë. Në darkë Dom Marjani më telefonoi dhe i pari i familjes ku gjendej pas nje pagëzimi, i kishte thënë "a mund ti puthësh dorën asaj vajzës që e ka bërë". A e diskuton me bashkëshortin rastin? Rrallë kur dëgjojmë lajmet dhe ai më thotë se je ekstremiste.

Monika Kryemadhi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rushiti: 11/04/2018 12:41

    Bravo per cizmen ne KOKEN e Rames ishte nje mesim I mire per lulushet e PD

    Përgjigju
  • tir: 10/04/2018 06:25

    Te jesh muslimane e te rrefehesh te prifti vetem kete femer kam degjuar. Ndaj ka lojtur nga fiqiri kjo se edhe tregon. Po per mekatet qe keni bere duke u pasuruar , pooor pa e degjuar nje here te vetme ne jete shprehjen " Puna e mbare" a u rrefeve zotrote? Amani mos e ftoni ne studio kete se me detyroni te nderroj kanalin.

    Përgjigju
  • Komentues: 09/04/2018 23:20

    Clare niveli :)

    Përgjigju
  • Fad: 09/04/2018 22:15

    Ja pra i ka then prifti hajde rrefeu, po shko pa br...., pa cizme doja te thoja, o debile o funderrin si nuk paske turp moj shu.....

    Përgjigju
  • vetetima: 09/04/2018 21:46

    Zoti gazetar pyete ku igjeti parate qe ndertoi vilem me 13 wc. Nuk kini kurajen te beni te tilla pyetje se jini te molepsur te gjithe me media dhe politike

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 09/04/2018 21:25

    Un skuptoi si meret medja me një fshatare injorante ordinere si kjo. Mjë njeri më nga të urryer të kombit Shqiptar

    Përgjigju
  • Ani: 09/04/2018 21:08

    Te lutem, a mund ta pyesesh Zonjen Kryemadhi si arriti ta vendosi pasurine e saj, pa punuar asnje dite?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë