A është zgjidhje mbyllja e TikTok- ut? Flet eksperti: Pro nismës së Ramës, por kontentin me dhunë e gjenerojnë shqiptarët jo platforma

Inxhinieri shqiptar që punon në Vjenë Besmir Semanaj në një intervistë për Report Tv është skeptik se mbyllja e TikTok do të zgjidhë problemet sociale me të cilat po përballet shoqëria shqiptare.

“Personalisht nuk do të ishte zgjidhja mbyllja e TikTok, por në kushtet që ndodhet Shqipëria jam pro qëndrimit të Ramës. Kemi një numër të madh përdoruesish që po e keqpërdorin. Ata mund të kalojnë në një platformë tjetër, por platformat e tjera nuk monetizojnë sharjen fyerjen e kërcënimin

Nuk është faji i TikTok në të cilën shoqëria ndodhet në këtë gjëndje. Qeveria shqiptare duhet të ketë një plan masash për ndërgjegjësimin e të rinjve, shkollave dhe prindërve që në momentin që të ripahet përsëri të kemi një përdorim më të kujdesshëm” thotë Semanaj për Report Tv.

Megjithatë e sheh si mundësi reflektimi për të ndryshuar diçka  ndërsa bën apel për të nxitur investimet për të rritur sensibilizimin e shoqërisë shqiptare.

Mbyllja një vit nuk mund të jetë një zgjidhje

"Nuk është çështja e TikTok në vetvete por shqiparët problematikë kanë zgjedhur të përdorin TikTok. Kontentin nuk e gjeneron TikTok, as videot me kërcënime, sharje, janë përdoruesit shqiptarë që shpërndajnë këto video, i bëjnë like, komntojnë share. Pra problemin e kemi ne si shoqëri. Pas mbylljes duhet të kemi investim për sensibilizimin e qytetarëve shqiptarë" apeloi Semanaj gjatë intervistës me skajp për gazetarin Nertil Agalliu. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vani: 22/12/2024 17:29

    Vendet më të zhvilluara në Evropë e kanë ndaluar këtë platformë si Anglia,Gjermania,Franca,Holanda,Danimarka etj.prandaj urgjentisht duhet të mbyllet sepse nxit krimin dhe ka prostitucion...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë