A fitoi Shqipëria medalje Olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin?

A fitoi Shqipëria medalje Olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin?

Chermen Valiev dhe Ymer Pampuri

Këtë të shtunë, më 10 gusht Shqipëria ia doli të merrte medaljen e parë historike pas 52 vitesh pjesëmarrje në Lojërat Olimpike. Një gjë të tillë e bëri me rusin e natyralizuar si shqiptar, Chermen Valiev, me këtë të fundit që siguroi medaljen e bronztë në stilin e lirë të mundjes deri në 74 kilogramë.

Por a është kjo medalja e parë për Shqipërinë?

Në media dhe në kanalet e komunikimit prej ditësh qarkullojnë lajme se Shqipëria e ka marrë një medalje Olimpike më 29 gushtin e vitit të largët 1972, kur vendi ynë i izoluar mori pjesë për herë të parë në Olimpiadë.

Fjala është për Ymer Pampurin, peshëngritësin që asokohe ishte 27 vjeç dhe la gjurmë duke u renditur si i nënti në tre llojet e disiplinave që garohej në peshëngritje.

Peshëngritësi ynë Ymer Pampuri zuri vendin e 1-rë në stilin e forcës, të 12-tin në shkëputje dhe të 10-tin në shtytje, çka për Olimpiadën nuk kishin asnjë lloj renditje zyrtare. Pampuri është pra i 9-ti në renditjen përfundimtare të tregarëshit të Olimpiadës së Mynihut.

Më poshtë është renditja medaliste (ari, argjendi, bronzi), e shkëputur nga faqja e Olimpiadës, ku Pampuri dallohet i nënti me flamurin kuqezi.

Ngatërresa

Gara e 29 gushtit 1972 ka qenë një duel spektakolar midis Nurikian të Bullgarisë dhe Shanidze të Bashkimit Sovjetik për medaljen e artë, po ajo ka në mes, atë verë të 72-shit, edhe shqiptarin Ymer Pampuri, të cilit i bëhet ceremonia dhe i jepet medalja e Kampionit të Botës.

Këtu është ngatërruar gjithçka, ngatërrim që për ne mbeti nëntokë për tri dekada. Shtypi shqiptar i kohës e quan atë “medalje të rekordit olimpik”, të cilën ne më 1972 e konsideronim si rekord olimpik, çka absolutisht nuk njihet në olimpiada.

Lojërat Olimpike të vitit 1972 për turneun e peshëngritjes kanë qenë pra edhe Kampionat Botëror, madje ndërsa Olimpiada jep vetëm 3 medalje: të artë, të argjendtë, të bronztë vetëm për renditjen si tregarësh, për Kampionatin Botëror jepen medalje për katër kampionë të botës në çdo peshë për secilin stil, si dhe për tregarëshin. Eshtë pikërisht kjo rregullore që e shpall Ymer Pampurin Kampion të Botës në stilin e forcës.

Pra, me pak fjalë Ymer Pampuri u shpall kampion bote në stilin e forcës në garat e 1972 në peshëngritje dhe jo një kampion Olimpik.

Ymer Pampuri, i 9-ti në Olimpiadën e 1972

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari