Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec

Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec

Shpërthimi i Gërdecit dhe Shkëlzen Berisha

David Packouz, në një intervistë të gjatë në podcast-in “Connect” në datën 7 korrik të këtij viti, ka folur dhe për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregtinë e fishekëve. Ndër të tjera, ai përmend dhe takimet për kontratën 300 milionë dollarë me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Mihal Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

Më pas Packouz shpjegon skandalin me ripaketimin e municionit për t’i fshehur origjinën e tij kineze, e cila nuk lejohej të shitej për forcat amerikane. Ata i ripaketuan ato duke punësuar për këtë Kosta Trebickën, një biznesmen shqiptar.

Por një ditë Delijorgji ka takuar Diverolin dhe i ka thënë se ne mund ta bëjmë më lirë atë proces dhe kemi mbështetje shtetërore. Dhe mbështetja ishte djali i Sali Berishës, të cilin e kishte takuar.

Pas kësaj Diveroli ka pushuar Trebickën dhe ka punësuar Delijorgjin, si njeri të besuar të Shkëlzen Berishës.

Kosta Trebicka e bëri atë çështje publike dhe më pas u vra në “aksident”. Ndërkohë që e shqipton këtë, Packouz bën gjeste me gjuhë trupi, që nënkupton që e vranë.

Kjo është dëshmia e parë e këtij lloji nga një prej personazheve kyç të këtij skandali.

Për aq sa është bërë publike, SPAK ka kërkuar dëshminë e David Packouz për gjyqin e Gërdecit, që është duke u zhvilluar.

Deri më sot gjyqi i Gërdecit është përqendruar tek skandali i parë, ai i tragjedisë. Skandali i dytë i rishitjes së municioneve kineze për shqiptarë, lidhet po me Shkëlzen Berishën dhe Mihal Delijorgjin, pasi ata ishin zotër të vendit në Gërdec dhe nuk donin njerëz të tjerë nëpër këmbë.

Do të mjaftonte vetëm kjo dëshmi për të kuptuar ushtrimin e paligjshëm të pushtetit nga Shkëlzen Berisha, si djali i kryeministrit Berisha, dhe për të shpjeguar më tej ndoshta dhe arsyet përse Kosta Trebicka u gjet i vrarë në një vend të vetmuar pa u hetuar kurrë seriozisht.

SPAK ka nisur procedim penal ndaj Shkëlzen Berishës, nisur nga dosja e Gërdecit, dhe po hetohen pasuria e tij dhe ndikimi i mundshëm i paligjshëm në pushtetin e babait të tij, për të cilin është shpallur “non grata” nga SHBA.

Meqë doni fakte nga SHBA, ja një prej tyre që është në dosjen “non grata” të familjes Berisha.

Dëshmia e bën të qartë se Shkëlzen Berisha eliminoi Kosta Trebickën nga biznesi i ripaketimit të municioneve. Ngelet të hetohet nëse e ka eliminuar atë dhe fizikisht.

Por përtej kësaj, kjo dëshmi tregon rolin kyç të Shkëlzen Berishës në çdo kontratë që dikush duhet të lidhte me qeverinë shqiptare. Ai kishte fituar përmes Delijorgjit kontratën e demontimit të fishekëve, e cila përfundoi në tragjedi dhe paralelisht me të, siç e dëshmon vet autori, ai ndihmoi dy amerikanët të fitonin kontratën për të blerë në mënyrë të paligjshme fishekë kinezë në Shqipëri për ushtrinë amerikane në Afganistan, duke ju dhënë po këtyre kontratën e ripaketimit.

Për këtë çështje në SHBA është bërë gjyq, janë dënuar personazhet e këtij skandali, është bërë libër, është bërë film dhe tani njerëzit janë të lirë të tregojnë.

 Në Shqipëri akoma nuk është marrë në pyetje Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 10/08/2024 14:57

    Gërdeci u krijua me VKM me firmën e S.Berishës & Ai nuk është thirrur asnjëherë.. dhe as nuk do thirret,pasi DREJTËSISË I SHPËTOJNË PORDHËT PREJ TIJ QË NË 1992. - FATE MEDIU,ka nxjerr URDHRA MINISTRI..& akoma nuk po i hiqet imuniteti deputetit.Në vënd që të merren me 27 të vrarët,Fate po kërkon DËNET MATERIALE.. -LUAN HIXHA ish SH.SHT.PËRGJITHSHËM di të vërtetët..& nuk thirret se nuk do Saliu e Mediu.. -KOSTA TREBICKAA u vra..vrasësi shoqëroi INA RAMËN në ditën e dytë në v.ngjarje..! -PËE ZENIN U BË LIBËR,FILMË,GJYQ NË AMERIKË..DHE HUMBI GJYQER..KU JANË LIBRI,FILMI.!? -PËR Gërdecin DI SHUMË GJËRA AMBASADORI AMERIKAN WIDERS..!? • GËRDECI DO MBYLLET-0-0.ASHTU EDHE 21 JANARI..! • RROFTË MBRETI,POSHTË MBRETI..!

    Përgjigju
  • smi ttropo: 10/08/2024 08:48

    pse ka frik drejtesa shqiptare qe ta hetoje ceshtjen''

    Përgjigju
    • AJET CELIBASHI GMAIL.COME: 10/08/2024 12:13

      HAJDUTEVE PO U VJEN FUNDI KRIMINELI SALI NON GRATA PO REZISTON NE MAJEN E KULLES SE VUÇIDOLIT SE SHPEJTI EDHE TE TJERE...

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës

BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës