Paris-Mundësi egjiptian Mohamed Elsayed është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga policia franceze pasi akuzohet për ngacmim seksual.
"Mundësi është vendosur në pranga, sepse dyshohet se ka prekur të pasmet e një klienteje në një kafene", thuhet në një deklaratë nga autoritetet franceze.
Edhe pse autoritetet nuk e zbuluan emrin, delegacioni egjiptian konfirmoi identitetin e mundësit si Mohamed Elsayed.
Elsayed është fitues i medaljes së bronzit në Tokio 2021 në mundjen greko-romake (nën 67 kg), ndërsa këtë vit atleti u eliminua në raundin e 16-të të mërkurën kundër azerit Hasrat Jafarov.
Nëse Elsayed shpallet fajtor ai mund të përballet me një ndalim të përjetshëm nga konkurrimi, thuhet në deklaratë.