A i duhet më PD-së një doktor zemre?!

A i duhet më PD-së një doktor zemre?!

PD vuan nga një sëmundje autoimune që vetëshkatërron organizmin në mënyrë të parikuperueshme dhe çon deri në vdekje. Kjo sëmundje në PD është autoritarizmi i maskuar me nota liberaliteti i kombinuar me frymën e nënshtrimit dhe lëpirjes ndaj njishit. E njohur ndryshe edhe si sindroma e kërmillizimit, kjo sëmundje që ka përfshirë prej vitesh, madje dekadash PD ka ardhur duke u rënduar me largimin e antikorpeve (njerëzve që mendojnë ndryshe nga lideri dhe yesmenët e tij).

Vini re!

Po zhvillohen zgjedhje në PD. Ajo që bie në sy është demagogjia e parimeve të proklamuara në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Mungon gara reale, sepse bëhen gara formale, mungon mendimi ndryshe dhe për më tepër klima dhe habitati politik i brendshëm për të kultivuar atë. Shembulli më i fortë është fakti se asnjëri nga 3 zërat e mendimit ndryshe të mbetur, nuk janë përfshirë as në listën garuese për kryesi. Që nuk do t’i votonin kjo është pak por e sigurt, por te paktën t’i kishin vënë në listë. Të barazosh Fatbardh Kadillin, Edvin Kullurin apo Ibsen Elezi me grupimin e Bashës është miopi, është e cekët, dritëshkutësi politike dhe vizion komunist, o me ne, o kundër nesh nuk mund te jesh.

Gjynah qe harxhohet kohë duke gënjyer veten dhe zhgënjyer pritshmëritë publike duke futur nëpër forume lëpirësit. Këtë herë nuk menduan as për pak simbolikë sa për sy e faqe t’i kishim futur ata që kanë vite që përveç se ngenë zërin për kursin e gabuar politik te PD-së, por japim edhe alternativën e duhur për të ndryshuar filozofi, formë e përmbajtje. Vazhdohet me të njëjtin entuziazëm të gënjeshtër si në vitin 2017, kur humbja trokiste në derë, por e rëndësishme ishte strukja në kasollen e partisë për ndonjë post edhe pse kasollja po zvogëlohej e rrënohej. Dejavu edhe sot. Te njëjtët njerëz, me të njëjtën mendësi, sjellje e filozofi kërkojnë te bëjnë ndryshimin i cili ekziston vetëm si fjalë, por jo si qëllim.

Koha do të provojë këtë gabim fatal politik që do çojë në shpartallimin elektoral te radhës duke rrezikuar shpartallimin total edhe të PD-së i cili tanimë është më i dukshëm dhe prezent. Megjithë respektin, por shumë nga emrat që po riangazhohen në strukturat e larta drejtuese te PD-së janë totalisht antipatikë në publik, nuk prodhojnë dhe nuk rrezonojnë asgjë të re dhe me interes për publikun dhe elektoratin jo militant që voton çdo dordolec politik mjafton të ketë logon e PD-së.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kapeni per zhelesh-Xhuzi Topallica: 28/05/2022 21:01

    I nderuar Denis! Keni plotesisht te drejte! Te gjithe te listuarit ne ate forum e konglomerat te jashteligjshem jane per te ardhur keq.Edhe Kellici qe u mendua se do ishte ndonje i ri me shprese per kete palo parti,per te mos e quajtur bande politiko-kriminale,sepse e tille eshte,edhe ai doli nje tragac e gjysem.Vajti dhe ne Amerike me atlete ,sic e shkruajten mediat...dhe u kthye ashtu sic erdhi!Por te mendosh se ndryshimi do vije ne kete vend nga nje formacion luftarako-politik demode,i provuar jo pak por 30 vjete eshte kulmi.Dhe nje nga te penduarit,qe do sjelle kete ndryshim "demokratik" paraqitet si e ardhja e foltoristeve.Kush eshte? E shquara Xhuzi Topallica! Qe kur ishte kryetare parlamenti u be e famshme per frazen e saj te egersuar sikur i kishin hyre ne bacen e saj prej rrugaceje ndaj socialisteve,qe i trajtonte ata jo si kundershtare politike,por si "nje e keqe e madhe e vendit,qe duhej crrenjosur me rrenje! Eshte monumentale shprehja e saj "Kapeni per zhelesh ate...dhe nxirreni jashte!"Pra ,kujtojme vetem shprehjen e saj,pa permendur xhvatjen e pronave prej saj kudo ku mundi e shfrytezimin e postit e shperdorimin e fondeve publike deri sa i nxorri fundin...si dhe mbylljen e te dy syve e dakortesine e saj absolute me te gjithe strategjine e praktiken korruptive (pjrsemarrese e te ciles ishte dhe kjo vemje politike) e krimet e babait te saj shpirteror,Vicidolasit UDBash!Sot kjo femer me shume difekte ne mendje,pas mergimit te saj te detyruar politik te shkaktuar nga Spin Doctori e mekembesi i tij,hollandezi fantastik u rikthye te forcoje "demokracine e brendeshme=Diktaturen absolute te Berishes" ne ate konglomerat kriminal te veshur me maske politike dhe te jape "komtributin" e saj ne deformimin e jetes politike e shoqerore te vendit,sic e ka te shkruar ne balle kjo zuske!

    Përgjigju
    • Tirana: 29/05/2022 11:27

      Kjo Xhozi ka treguar me sjelljet e saj brutale, si nje KUCEDER , per te bere kariere e perfituar personalisht. A e dine demokratet qe e votojne , sa mijera euro ka shpenzuar Xhozi nga fondet e Kuvendit ? Sa xhiro ka bere reth e qark botes , fare pa interes per Shqiperine por percqejgin e vet ?? Keto fytyra te uryera duhet te pergjigjen penalisht per abuzimet me drtyren etj deme ndaj dhqiptareve

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja