A janë të efektshme maskat copë dhe si duhen larë

A janë të efektshme maskat copë dhe si duhen larë

Ndërsa vijon lufta kundër pandemisë së koronavirusit, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë mbajtjen e maskës në publik. Maska është veçanërisht e këshillueshme për njerëzit që jetojnë në zonat e goditura fort nga sëmundja e COVID-19. Por ka një diçka që shumë nuk e kuptojnë: larja e maskave është po aq e rëndësishme dhe vetë vënia e tyre.

Që kur COVID-19 u shfaq për herë të parë, shkencëtarët kanë studiuar për të mësuar se sa kohë virusi mund të jetojë në sipërfaqe të ndryshme. Një raport i ri i botuar në "The Lancet" thotë se virusi mund të jetë i pranishëm në shtresën e jashtme të një maskë deri në shtatë ditë.

A janë maskat e ndjeshme ndaj virusit?
Maskat të bëra në shtëpi, janë padyshim të ndjeshme ndaj viruseve. Mbajtja e një maskë zvogëlon përqendrimin e grimcave të virusit që mund të thithen me anë të frymëmarrjes, gjë që nga ana tjetër zvogëlon transmetimin e COVID-19, por gjithashtu maska vetë mund të mbajë virusin.

“Pëlhura e pambukut nuk është e dizajnuar për të filtruar plotësisht grimcat e virusit në nivelin nanometrik. Sidoqoftë, ajo mund të jetë shumë e dobishme për individët asimptomatikë" , tha një nga ekspertët.

Dimitar Marinov, një tjetër ekspert, tha deri në 97% të grimcave të virusit mund të depërtojnë lehtësisht përmes maskave copë. "Kjo është arsyeja pse ne këshillojmë përdorimin e maskave copë si një metodë për të mbrojtur të tjerët, por jo për vetë-mbrojtje," shtoi ai.

Sa shpesh duhet t’i lani maskat prej cope?
Rekomandohet që larja e maskës të bëhet një herë në ditë. "Duhet të lahet në mënyrë tipike kur të kesh mbaruar punë me të. Llani maskën tuaj prej rrobe pas çdo përdorimi. Shmangni prekjen e fytyrës tuaj dhe lani duart para dhe pas," tha eksperti.

Emily de Golian, një dermatologe tha që në mënyrë ideale, maskat nuk duhet të vendosen për më shumë se 30 minuta sepse lagështia nga fryma jonë e bën atë më pak të efektshme si një pengesë kundër transmetimit të koronavirusit. Nëse jeni punëtor i vijës së parë ose kaloni kohë në ambiente  publik, ku masat për distancimin shoqëror janë të vështira për t'u mbajtur, konsideroni të lani maskën tuaj prej rrobe çdo dy orë, nëse është e mundur, këshilloi Marinov.

Cila është mënyra më e mirë për të larë dhe tharë një maskë fytyre prej cope?
Është e rëndësishme të theksohet se detergjentët me përbërës të ngjashëm zbardhues ose përbërës të tjerë aktivë duhet të përdoren kur lani maskat. Ata i vrasin mikrobet në mënyrë më efektive sesa pastruesit standardë, shpjegoi eksperti Rodosi.

Larja në lavatriçe është optimale dhe materiali i maskës do duhet të përcaktojë temperaturën e ujit. "Maskat prej cope mund të lahen me ujin më të ngrohtë të mundshëm që materiali mund të përballojë," tha specialisti. Temperatura duhet të jetë së paku 60 gradë Celsius. Ne nuk kemi studime për SARS-CoV-2, por SARS-CoV-1 i ngjashëm me të, vdes shpejt në temperaturat mbi 60 gradë. Thani maskën tuaj në nxehtësinë më të lartë të mundshme që rroba mund të përballojë"përfundoi ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë