Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të përfolura për momentit. Ajo ka realizuar një bashkëbisedim me fansat në rrjetet sociale, ku një pyetje e një prej tyre e ka bërë të reagojë fort, pasi e pyetën nëse është lesbike.
“Aaa ky është nga ata meshkujt tipik që ofendon për vëmendje vazhdimisht, nga ata të lodhurit fare që s’kanë për të mësuar kurrë çfarë do të thotë të flirtosh me një femër.
Për t’ju përgjigjur pyetjes tënde:
Jo, por nëse do më duhej të zgjidhja mes mashkullit të fundit si puna jote dhe një femre, do zgjidhja femrën. Aq të mbaruar më duken soji yt.”- janë fjalët e Fjoralbës, së cilës mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak pyetja e ndjekësit.