Humbi nënën, Fjoralba Ponari ‘hap zemrën’ me ndjekësen: Asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen

Humbi nënën, Fjoralba Ponari ‘hap zemrën’ me ndjekësen: Asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen

Fjoralba Ponari

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari e cila tani po drejton emisionin e “Portokallisë” ka humbur nënën e saj pak muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

Fjoralba nuk tregoi detaje të mëtejshme, por e kaloi këtë periudhë të vështirë në privatësi me familjarët e saj.

Ditën e sotme, moderatorja realizoi një intervistë virtuale në “Insastory”, ku një ndjekëse e kishte pyetur:

“Sa mendon se do i mbash të zezat?”

Fjoralba iu përgjigj se ajo është ende me të errëta, por sipas saj, asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen që ndjen.

“Unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”, shkruan Fjoralba.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot

Forcohet leku, monedhat e huaja sërish në rënie! Ja sa këmbehen sot