SPAK kërkon 'arrest në shtëpi' për Berishën, Shkëlzeni: Do bëj përpjekje për ta takuar, pavarësisht vendimit të GJKKO

Shkëlzen Berisha është shprehur se nuk ka ndërmend të angazhohet në polititikë. Ndërsa i ka quajtur kërkesat e SPAK për masat e sigurisë ndaj babait të tij, Sali Berisha, si “groteske”.

SPAK ka kërkuar që zoti Berisha të mos takohet me askënd tjetër përveç atyre që jetojnë me të në banesë. A do takoni babain tuaj?

Patjetër.. Ky është një vendim grotesk. Më jepni një vend jo në Europë, por në botë, ku kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie, pa drejtë komunikimi ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë. Donald Trump ka 34 akuza dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Sali Berisha nuk ka asnjë akuzë e deri tani ndaj tij janë ngritur tre masa sigurie duke e çuar në arrest shtëpie e deri në ndalim komunikimi. Qëllimi politik këtu është jashtëzakonisht i qartë. Përdorimi politik i prokurorisë është i turpshëm. Prokuroria e gjykatat mund të hetojë çte dojë por masat e sigurisë në mungesë të një akuze, nuk duhet të takojë njeri e komunikojë me njeri as të takojë familjarët e ngushtë është groteske" 

Po pse nuk e zbatoi vendimin?

Zonjë ju e dini më mirë se sa unë, që ka ardhur sa herë që është kërkuar në prokurori. Më vjen keq se sdua të bëj unë mbrojtjen e tij.Në rastin e parë pse nuk ka shkuar është se qartazi masa ka qenë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Arsyeja pse prokurori e gjykata nuke ka bërë është se nuk kanë dashur të çojnë prova.  Më thoni një emër deputeti që i është hequr imuniteti pa prova shoqëruese. Tani unë do bëj çdolloj përpjekje që të takoj babain tim.

A e keni këshilluar babanë tuaj në cilësinë e juristit?

Unë flas me babanë tim, por vendimet politike janë të tijat. Babai im nuk i është shmangur gjykatës se do i ulë autoritetit gjykatës dhe arsyeja pse nuk zbatoi masën e sigurisë ishte se donte të zbatonte dhe mbronte të drejtat kushtetuese të Kuvendit. 

Berisha përjashtoi angazhimin politik me PD

"Unë jam mbështetës i PD-së, kam qenë gjithë jetën mbështetës i PD-së por nuk kam në plan të angazhohem politikisht"


Lajmi kryesor:

E PLOTË/ Shkëlzen Berisha deklaratë para gazetarëve pas dëshmisë në gjyqin e Gërdecit: Mediun e Bumçin i kam miq të vjetër! Telefonatat me Delijorgjin për fatin e burrit të tezes, faksin ta hetojë SPAK


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!