A ka besueshmëri PD te ndërkombëtarët për antikorrupsionin?

A ka besueshmëri PD te ndërkombëtarët për antikorrupsionin?

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Së fundmi, kryetari PD Basha prezantoi edhe atë që e cilësoi si paketa antikorrupsion. Duket se strategjia e opozitës për të qenë në fokus të medias është me mënyra e copëzuar e asa çka është program elektoral, ose në vetvete gjithçka është një punë në nxitim e sipër e eksertëve për të pjellë një të tërë me trahtë program. Pasi në këtë ngutje për të pasur një material electoral, duket se ka boshllëqe apo kundërshti të cilat zhvlerësojnë të tërën. Fillimisht kreu i opozitës, në preambulen antikorrupsion nis të trajtojë çështjen e gjobave të bisneseve dhe faktin që ka shumë grupe inspeksioni që i marrin biznesit kohë fizike. Për këtë Basha premton se nëse vjen në pushtet do të bëjë një moratorium njëvjeçar ku nuk do të jepet asnjë gjobë, për asnjë biznes, dhe pas një viti do të reformojë komplet sistemin e tatimeve dhe uljen në 15 përqind të kontrolleve tatimore. Duke e nisur nga fundi i çështjes, mund të thuhet se grupet e shumta të kontolleve nga institucione të ndryshme, natyrisht që janë një tepri dhe që duhet reduktuat në një përmbledhje, dhe natyrisht kjo kërkon ndërhyje për mirëkoordinim dhe ndërthurje të grupeve nga autoritetet me të larta të financës së shtetit. Gjithësesi ky është një proces organizimi i brendshëm.
Çështja ndryshon dukshëm për pjesën tjetër të asaj çka thotë Basha për programin. Së pari sepse kjo nuk ka të bëjë me antikorrupsionin, siç i vendoset me bujë në titull të konferenncës së tij, por ka të bëjë me reforme fiskale e që në thelb është diçka tjetër.  Nga ana tjetër, premtimi për moratorium një vjevçar të heqjes së gjobave për bisneset është thjesht premtim elektoral. Premtim që ka të bëjë vetëm me sajimin e çdo gënjeshtre për të marrë si i dëshpëruar disa vota shtesë dhe që në vetvete nuk llogarit asnjë shifër që ti shërbejë ekonomisë. Ndonëse për këtë nuk është hera e parë që Basha nuk do tia dijë për shifra ndërsa premton, përderisa dhe shumë ekspertë ekonomie, përfshirë dhe Selami Xhepën, si një nga ekonomistët më të mirë që ka patur PD, e kanë cilësuar programin e saj si utopi dhe që madje, krijon që në vitin e parë nëse PD vjen në pushtet, një gropë financiare prej 800 milion eurosh defiçit. Së dyti, ndërsa Basha deklaron se përgjatë këtij viti që nuk do të ketë gjoba, do të ndryshojë gjithë skemën tatimore çka do të prekë të gjitha institucionet që merren me çështjen e tatimit. Pra, ajo çka lexohet nën rreshta është se do të ketë një furtunë të thellë në këto institucione, deri në shbërje të tyre dhe që nënkupton një vallë të madhe shkarkimesh dhe heqjesh nga puna të punonjësve. Vetë Basha dhe drejtues të PD i kanë quajtur militantë të PS inspektorët ndërsa në artikulimin e akuzavee tyre për çështjen e tatimeve. Dhe kjo në vetvete duket se është skema e heqjes masive për ti zëvendësuar me militant të PD. Por ndërsa ata janë me statusin e nëpunësit civil dhe pushimi nga puna do të bëhet në formë selektive. Kjo do të sjellë një tjetër handikap që do ti kushtojë në shifra të reja buxhetit të shtetit. Vendimet e gjykatave për dëshmpërblim të punonjësve të hequr duke shkelur statusin e tyre do të cojë në një shifër qindar milionë euro pagesa shtesë nga taksapaguesist shqiptarë.

E parë në këtë prizëm, e gjithë çka propozohet nëërmjet gojës së Bashës është thjesht një lëvizje boshe për efekt votash, që po të bëhet thjesht do të rëndojë faturën e dëmit. Nëse kthehemi pak në kohë, ndërsa PD paraqiti programin ekonomik dhe u kritikua se vetëm me premimin e uljes së taksave pa kriter, ekonomia shqiptare do të ndodhej në një gropë financiare prej 800 milionë eurosh, nga Basha dhe eksertët e PD që e mbrojtën në media këtë program, theksohej se këto boshllëqe të krijuara do të rikuperohen paratë që do dalin nga lufta kundër korrupsionit. E pra, vetëm nga shembulli i mësipërm, ku në emër të antikorrupsionit hiqen gjobat për një vit, ku shpërbehen institucionet tatimore  dhe nga heqja e punonjësve do të paguhen para shtesë nga vendimet e gjykatave, shihet qartë, se paratë jo vetëm nuk gjenden për të mbuluar boshllëkun nga ulja e taksave, por gropa thellohet edhe më tej nga këto ide pa plan dhe prej abuzivismit të pritshëm ndaj punonjësve. Fakti se sa është angazhimi i PD për të luftuar korrupsionin mund të dëshmohet nga qëndrimet që ka ndaj reformës në drejtësi dhe së fundmi me rastin Dvorani, i cili u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 12 personalitetet e luftës kundër korrupsionit. Qëndrimi dhe akuzat ndaj tij nuk reshtën as pas këtij vlerësimi, çka në vetvete e rivendos në dyshim besueshmërinë e PD tek SHBA dhe partnerët ndërkombëtarë nëse mund të bashkëpunojë me opozitën në çështjen e vijimit të reformës në drejtësi dhe në luftën ndaj korrupsionit. Të gjitha këto, në programin antikorrupsion që prezantoi Basha mungonin. Nuk kish asnjë pikë të vetme të koordinimit dhe bashkëveprimit me institucionet e reja të drejtësisë ndaj korrupsionit dhe madje, ish harruar që ka dhe një Kontroll të Lartë të Shtetit , i cili është pjesë e rëndësishme e betejën ndaj korrupsionit. Në vend të tyre, antikorrupsioni i PD katandiset vetëm në heqje gjobash. Vizion i ngushtë, dhe me sa duket dhe rezultati i ngushtë në prerje.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 25/02/2021 17:37

    Suksesi Lulushit padiskutim 7x7=42

    Përgjigju
  • Akrepi: 25/02/2021 16:54

    Ti hallin s'e ke a eshte i arrir programi i opozites apo jo , halli jot eshte ; te nxish c'do gje qe te del perpara nga programi i opozites . Ti nukse je nje kritik , per te dhene sado pak ndihmesen tende , per programin dhe nepermjet saj gjith vendit . Detyra jote eshte ; perbalt -- perbalt , te permbushesh detyren qe ke marr , perkundrejt ca parave e ndonje vend pune , nga padroni it . Arsyetimi jot prej kritizeri ka nje qellim ; te perlyesh punen e te tjereve per perfitime personale . Mos u mundo kot , c'do gje leviz , ndoshta me hapin e breshkes , por sidoqoft ka ardhur koha te hidhet edhe ky hap i munguar , dhe do hidhet ; sado qe ti dhe te tjere si ti , levizni edhe gurin e fundit , per te penguar perparimin e vendit , s'do tu jepet kjo mundesi . edhe nje kritike te me parshme, se keni botuar , per kete problem . E di , qe kritikat e mia ju bezdisin . pershendetie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja