A ka përfituar financiarisht Xhafaj nga veprimtaria kriminale e vëllait të tij në trafikun ndërkombëtar te narkotikëve? 

A ka përfituar financiarisht Xhafaj nga veprimtaria kriminale e vëllait të tij në trafikun ndërkombëtar te narkotikëve? 

Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri gjate nderrimit te posteve

Pas shkrimeve shumë shqetësuese në mediat në Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë mbi veprimtarinë kriminale në rritje të grupeve të trafikut të drogës, dje ishte prestigjozja britanike “The Times”, që përfshihej në këtë shqetësim.

“Shqiptarët që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60% në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm”, shkruhet në nisje të shkrimit të “The Times”.

Kjo është situata më e vështirë dhe më diskretituese për ne shqiptarët që nga koha e modelit stalinist të vendit.

Natyrisht që qytetarët shqiptarë nuk janë “delja e zezë”, por imazhin tonë e kanë dëmtuar shumë grupet e krimit që vetëm shtohen. 

Grupet kriminale shqiptare nuk janë të vetmit në tregun e narkotrafikut, por ata po forcohen dhe shtohen.

A mund të luftohet dhe të mundet veprimtaria e tyre kriminale? 

Padyshim që po. 

Por përveçse vullnetit, profesionalizmit, kurajos dhe bashkëpunimit duhet të marrë zgjidhje arsyeja kyçe e rritjes së tyre, e forcimit të tyre dhe agresivitetit të shtuar të tyre. 

Pavarësisht se veprimtaria kryesore operacionale e tyre është në Evropë, sekreti i tyre është në Shqipëri. 

Pikërisht në Shqipëri është arsyeja që ato shtohen, forcohen dhe bëhen gjithnjë e më agresive.

Në Shqipëri qëndron arsyeja pse ata po veçohen në rrezikshmërinë e tyre krahasuar me të tjerët.

Sepse në Shqipëri qëndrojnë “kokat” e tyre që menaxhojnë gjithshka pa u prekur.

Sepse në Shqipëri ata pastrojnë ”rehat” fare paratë e krimit, i shtojnë ato duke i përzjerë me paranë publike, i bëjnë gati dhe rihedhin në tregun kriminal.

E nisën me kanabisin, e shndërruan në heroinë e kokainë dhe po vijuan kështu do mund të trafikojnë çdo gjë të mundëshme sado e rrezikshme që të jetë ajo globalisht. 

Në Shqipëri ata gjejnë të garantuar vehten e tyre, veprimtarinë e tyre, pasurinë ricikluese të tyre.

Në Shqipëri ata prodhojnë pushtet politik dhe korracojnë me të trampolinën e vidhisjes së krimit mbi Evropë.

Në këtë ambient, padyshim, që shumë të rinj do të rendnin ti përkushtoheshin trafikut të drogës se sa punës dhe shkollimit.

Ka shumë arsye pse u katandis Shqipëria jonë kështu. 

Më e fundmja, na tregoj se edhe vëllai i Ministrit të Brendshëm është një i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për organizim dhe trafikim të drogave të forta në rrjetin Amerikë Latine-Evropë.

Natyrisht që Fatmir Xhafa nuk mund të bëhet përgjegjës për veprimtarinë kriminale të vëllait të tij madhor. 

Por, Ministër i Brendshëm nuk mund të jetë askush që moralin, integritetin, besueshmërinë ja ka kompromentuar rëndë vëllai, subjekt i verifikuar i krimit të organizuar. 

Politika, shteti, institucioni më sëpari e mbi gjithshka kanë moralin.

A ka përfituar financiarisht Ministri i Brendshëm nga veprimtaria kriminale e vëllait të tij në trafikun ndërkombëtar te narkotikëve? 

Këtë do ta zbulonte vetëm vetingu i pasurive të vëna nga Fatmir Xhafa që nga viti 2002, ashtu sic përcakton Ligji Antimafia në Shqipëri. 

Por atë vetim nuk mund ta bëj dot Fatmiri, ministër dhe Edi Rama, Kryeministër.

Ministri del i përfshirë tashmë edhe në fallcifikimin e ndryshimeve të Kodit Penal në interes të mosekstradimit të trafikantit vëlla të dënuar në Itali.

Shumë prej nesh i mbajmë mend mirë 104 amendimet urgjente të Fatmirit në ndryshime të befta të paketës së reformës në drejtësi hartuar nga ekspertët ndërkombëtar që i ndryshoj maxhoranca në fundin e legjislaturës së kaluar duke i bërë edhe një dhuratë të çmuar vëllait trafikant të dënuar. 

Kjo nuk është më një përgjegjësi morale por vepër që duhet hetuar. 

Por kjo vepër e Fatmirit kryetar nuk hetohet dot me Xhafajn ministër dhe nga Kryeministri prokuror. 

Nuk ka shembull në Evropë kur një ministër i brendshëm del kaq i përfshirë dhe avokatinë publike, institucionale dhe politike ja bën vetë Kryeministri.

Nuk ka shembull të tillë në Evropë kur një kryeministër, pisllëkun e oborrit të shtëpisë kërkon tja pastrojnë gjitonët e mëhallës.

Tentativa e shëmtuar e Kryeministrit për të keqpërdorur emrin e Ambasadorit të SHBA dhe atij të BE për ti ikur diskretitimit dhe përgjegjësisë së rëndë publike është akoma dhe më e turpshme se sa papërgjegjshmëria e tij për ti ngjitur Shqipërisë vula turpi cdo ditë nga mëngjezi në darkë. 

Se kur flasin e kur veprojnë, se si flasin e si veprojnë qeveritë e SHBA dhe vendeve të BE nuk varet aspak nga Kryeministri i Shqipërisë. Atë e dinë dhe e vendosin vetëm ata.

Në SHBA dhe vendet e BE nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë ministër, vëllai i të cilit del se është i dënuar si trafikant kokaine dhe heroine. 

E vetmja gjë e sigurtë përballë këtij kazusi që kërkon të ngrejë si tymnajë Kryeministri shqiptar është fakti se qeveritë e SHBA dhe vendeve të BE janë miq të palëkundur të qytetarëve të thjeshtë dhe të ndershëm shqiptar dhe kundërshtarë të palëkundur të pushtetarëve të inkriminuar.

Të huajt nuk tregojnë me gisht e me fyerje “shihni Shqipërinë” ! Jo. 

Ata thonë me mllef “shihni kush qeveris në Shqipëri”!!!


Sulmi politik ndaj faktorit ndërkombëtar gjoja në mbrojtje të dinjitetit kombëtar është shenja e tronditjes së thellë të pushtetimit arrogant dhe të korruptuar që nuk ka asnjë lidhje me kulturën dhe civilizimin evropian e perëndimor që shqiptarët kërkojnë të kultivojnë.

Ndaj dhe shqetësimi në rritje për krimin e organizuar shqiptar në Evropë duhet adresuar dhe zgjidhur këtu, në Shqipëri. Përgjegjësia e kësaj zgjidhje sot është e shqiptarëve. 

Pasoja e moszgjidhjes së saj do të jetë po e shqiptarëve.

Ky është e mund të jetë vetëm një proçes që nis politikisht e bitiset institucionalisht. 

Një proçes që opozita duhet ta udhëheq pa bërë prapa. 

Opozita tani ka përgjegjësinë e ngritjes së dialogut të madh me shqiptarët. 

Në çdo qytet, fshat, lagje e rrugicë. Dialogut që të sjellë ndryshimin e atij shqetësimi të madh që kanë sot qytetarët e Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë etj.

Jo ndaj shqiptarëve. 

Por nga krimi i organizuar shqiptar.

Shqiptarët duhet ta zgjidhin atë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dardania e lashte..: 12/05/2018 21:48

    Dhashte Zoti dhe po largohen kjo 4shja e madhe nga Politika. Keta janè kanceri i Shqiperise sone dhe gjithe kombit ane e mbane botes Duhet urgjentisht nje drejtim ndryshe me kete shtet

    Përgjigju
  • vlonjati: 12/05/2018 17:15

    Ngelet ju te pd-lsi duke sulmuar ministrat e brendeshem ne Shqiperi,kjo tregon se atje u djeg me shume ju hajduteve dhe krimineleve, fare e keqe.Mos njollosni mjerezit kot per t'u shpetuar zullumumeve tuaja qe keni bere 27 vjet.VETINGU dhe vetem ai do t'ua mbylli gojen njehere e mire ju plehrave.

    Përgjigju
  • malesori: 12/05/2018 16:11

    Ashte per te ardhur keq qe nje ish president del e bene moral kur ai ishte per pese vite president i vendit e nuk eshte ndjere por ka fjetur gjume. Veprimtaria e tij si president me teper eshte vene re nga te gjithe vetem ne dekorime apo seminare jashte shteti. Te them te dejten duhet ti vij turp tani te japi mend ne pension. Mesa duket edne enderron per nje post politik ne PD por tani eshte vone e nuk ja var njeri. Uroj qe t'i lexoj komentet dhe sado te hidhura te jene per te duhet te reflektoje.

    Përgjigju
  • Paulin Ramaj: 12/05/2018 11:06

    gjithçka duket perfekte ne analizen tuej. E vetmja gje qe eshte ne kontradite me gjithcka qe shkruani eshte fakti qe keni qene kryetar shteti per shume vite! te ndalosh veprat kriminale eshte e veshtire ne sistemet politike te lira dhe demokratike. por te besh minimalen qe ato te mos zene shtetin eshte detyre e politikes ne radhe te pare. te qendrosh ne krye te shtetit per shum vite e te mos shohish asgje o nuk keni bere mire detyren ne ate kohe ose flisni sot sa per te thene diçka qe njerzit te kujtohen se jeni akoma prezent.

    Përgjigju
  • bledi: 12/05/2018 10:18

    o legen o legen gjith PD jan legena

    Përgjigju
  • Sumjan Suma: 12/05/2018 06:46

    Çdo njeri ka emërin e vetë dhe përgjegjësinë e vetë. Fakturat e vëllaut nuk mund t`i paguan as Fatmiri dhe as i miri. Çdo kush duhet të lajë borxhin e vet dhe askush të askujt. Për këtë shkak na pagëzojnë që në ditët e para të lindjes secilin prej nesh. Të pagush cmimin e tjetërkujt është shenjë se ai vend ende në venat e tij ka gjak komunizmi dhe diktature. Nga kjo logjikë shqiptarët duhet t`i ngrisin duart lartë. Nishan kësaj radhe nuk e ke futur mirë në nishan!

    Përgjigju
  • redi: 11/05/2018 20:44

    Demokracia lirine e fjales e ka gjene me kryesore , keshtu dhe Nishani qe ka qene minister i brendeshem , i drejtesise dhe se fundi president , na del si ushtar besnik i Saliut dhe na jep mend per Xhafen . Shteti ligjor nuk njeh biografine e fisit ,por personalitein e njeriut . Po ti per kete katraure ne sistemin e drejtesise ku po keputen si fiqt e Veliajt, gjygjtar e prokurore , te emeruar dhe te mbrojtur me vulen tende mban pergjegjesi . Ti nuk ke moral , se nuk ke zbatuar kushtetuten , ku presidenti eshte mbi partite dhe simbol i bashkimit kombetar , kur ti bashkimin per cdo veprim e kishe me Shqupin . Ik futi nje gjume se nuk ka shqiptar qe te degjon ty . Nuk e kupton nga komentet ne cdo gazete te gjithe i ke kundra se i tille je

    Përgjigju
  • Olta: 11/05/2018 18:49

    Po a nuk e kupton ky sakat budalla se nuk ka kush nevoje per keshillat e tij?

    Përgjigju
  • Vajana: 11/05/2018 18:44

    Po si ska perfituar ? Po shtepite qe ka ne vlore nje te banka italo shqiptare e tjetren ne uj te ftohte ja ka dhuruar i vllai. Akoma nk e kuptoni pse refuzoi te bej veting per veten ky ? Se ka prona nga i vllai dhurate

    Përgjigju
    • genti: 11/05/2018 19:27

      vajan moj bij..ne shqiperi ka vetem dy vetingje,nje ne drejtesi nje ne polici..zoti xhafa seshte as polic as gjyqtare..uroj me gjithe zemer qe te ket nje dite per politikanet..per momentin ska,mos e akuzo kot

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

I dhj….rë , por krenar!

I dhj….rë , por krenar!