ANKARA - A është protesta në Turqi e ngjashme me “pranverën arabe”, që rrëzoi regjime afatgjata në pushtet në Afrikën veriore? Për këtë, ka nisur një debat brenda dhe jashtë Turqisë dhe ka qendrime të ndryshme. Ndërkohë, megjithë kritikën nga jashtë dhe nga brenda protestat dhe dhuna në Turqi vazhdojnë. Ekspertët janë të mendimit se nuk duhet përjashtuar as mundësia e shkallëzimit të mëtejshëm.
PROTESTA
Turqia është përfshirë prej ditësh në protestat më të mëdha në këtë vend kundër kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. E pashembullt është edhe sjellja brutale e policisë në Stamboll, në Ankara, në Izmir dhe në qytetet e tjera. Megjithë gjendjen e tendosur Ergogani të hënën u nis për vizitë në Marok, Tunizi dhe Algjeri. Të paktën dy të vdekur dhe rreth 2.500 të plagosur është, ndërkohë, bilanci i deritanishëm. Rreth 2.000 vetë janë arrestuar.
Në Izmir, protestuesit kanë hedhur gjatë natës bomba ndaj zyrave të Partisë Për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit. Protestuesit akuzojnë AKP-në me rrënjë islamike të Erdoganit se gradualisht po imponon sundim islamik në shtetin laik të Turqisë.
Një javë para protestave, Turqia ndaloi reklamimin e alkoolit dhe vendosi kufizime në shitjen e tij. Shumë turq laikë ankohen se qeveria me rrënjë islamike nuk i pranon kërkesat dhe stilet e ndryshme të jetesës.
Demonstratat kanë nisur të premten pas forcës së tepruar të policisë, që përdori ndaj protestuesve që kundërshtonin ulur kundër shkuljes së pemëve në sheshin Taksim të Stambollit. Që atëherë, protestat janë përshkallëzuar. Protestat e filluara nga aktivistët për ruajtjen e mjedisit tani janë shtrirë në të gjitha shtresat e shoqërisë turke.
VLERËSIMET
Qëndrimi i kryeministrit Erdogan, se fjala është për protesta të "grupeve margjinale" janë bërë shkas edhe për krahasimet e para të tij me despotët arabë në periudhën e "pranverës arabe". Megjithatë, shumë njohës të Turqisë mendojnë se kjo nuk qendron. Günter Seufert, ekspert për Turqinë nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin, tha për median e këtij vendi se krahasimi i Erdoganit me despotët arabë nuk është me vend. "Turqia nuk ka një regjim totalitar, sepse në këtë vend ka insitucione demokratike, që funksionojnë si duhet", pohon ai.
Por opinionisti dhe politologu turk Xhengiz Xhandar pohon se pas më shumë se 10 vitesh në pushtet qeveria e Erdoganit po ndjen një lodhje: "Ai po përpiqet që këtë lodhje dhe problemet e tjera t'i zgjidhë edhe me dhunë, gaz lotësjellës dhe pompa uji, nëse është e domosdoshme. Por nuk e besoj se kjo do t'i ndihmojë që po i njëjti popull vitin e ardhshëm ta zgjedhë si president."
Nuk mund të besohet që Erdogani do të kërkojë falje për qendrimet dhe vendimet e tij, siç ka kërkuar lideri i opozitës Kemal Këllëçdaroglu, pas një bisede të hënën me presidentin Abdullah Gyl. Seufert thotë se këto protesta mund t'i kushtojnë shumë Erdoganit. Ai nuk beson se Erdogan do të fitojë më shumicën absolute në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ndryshe nga vendet e tjera arabe, Turqia është një demokraci funksionale megjithëse jo e plotë dhe kështu ka qenë prej 1950-ës. Erdogan mbetet politikan popullor në Turqi, por mbulimi që u bëri media ndërkombëtare protestave dëmtoi imazhin ndërkombëtar të tij dhe të partisë së tij në pushtet.
Megjithatë, mendohet gjerësisht se përcaktues përfundimtar i qendrimit të Erdoganit në pushtet do të jetë ekonomia turke dhe jo protestat antiqeveritare.
OPOZITA
Por, kundër tij ka kundërshtarë të dobët. Një opozitë homogjene kundër Erdoganit nuk ekziston. Simpatizantët e Partisë Republikane Socialdemokrate (CHP), nacionalistët, kurdët dhe alevitët, si dhe sunitët janë të përçarë. Ndërkohë që as nga Erdogani nuk pritet ndonjë zgjidhje, e cila do t’u shkonte në favor demonstruesve. Ai tha se nuk do të lejojë që "disa plaçkitës të vendosin se çfarë projektesh do të ndërtohen në vend".
KËMBËNGULJA
Kryeministri i Turqisë, Erdogan, ka hedhur poshtë kërkesat e protestuesve që të japë dorëheqje, ndërsa për trazirat në vend ka fajësuar ekstremistët dhe forcat politike të opozitës. “Ngjarjet në Turqi nuk kanë të bëjnë asgjë me prerjen e pemëve apo rinovimin e parkut.
Ata që kanë humbur në zgjedhje, janë prapa tyre dhe përdorin rrugë të ndryshme. Demonstratat nuk janë zhvilluar në çdo qytet. Situata është më e qetë tani dhe njerëzit kanë nisur të përdorin logjikën. Para se të kthehem në Turqi, atje do të ketë qetësi”, - ka thënë Erdogan në Marok.
Ai ka hedhur poshtë me zemërim krahasimet që u janë bërë protestave në rrugë në Turqi me kryengritjen e Pranverës Arabe. Sipas tij, protestat anti-qeveritare në Stamboll, Ankara dhe në qytetet tjera janë organizuar nga ekstremistët. “Sa iu përket këtyre incidenteve, si kryeministër dhe si banor i Stambollit, dëshiroj të them se nëse nuk përfshijmë ata që u janë bashkuar protestave nga ndjenjat naive dhe emocionet pas thirrjeve të bëra në mediat sociale (do ta shohim këtë), ata që organizojnë këto protesta janë elemente ekstremiste dhe fatkeqësisht njerëzit iu bashkuan”, u shpreh Erdogan.
Nga ana e tij, presidenti turk Abdullah Gyl ka bërë thirrje për qetësi dhe ka thënë se demonstratat paqësore janë pjesë e demokracisë.
TËRHEQJA
Zëvendëskryeministri turk, Bulent Arinç u kërkoi publikisht dje falje protestuesve të plagosur, të cilët kundërshtojne planin e zhvillimit të parkut të Stambollit. "Përdorimi i tepruar i forcës kundër njerëzve që fillimisht e nisën me motivin për të mbrojtur mjedisin, ishte i gabuar. Dhe ishte i pandershëm. Kësisoj u ofroj apologjinë time atyre qytetareve dhe dua ta them patjetër këtë.
Por nuk mendoj se duhet t’u kërkoj ndjesë atyre që shkatërruan pronën publike, të cilët u përpoqen të pengojnë lirinë e njerëzve në rrugë", tha Arinç.
Sipas tij, tëpaktë 300 persona u plagosën, pëfshirë 244 policë dhe 64 protestues. Arinç u shpreh i gatshëm të takojë organizatorët e protestave, të cilet kundërshtojne planin e ndërtimit të parkut 'Gazi'.
VIKTIMAT
Dy viktima u konfirmuan nga zyra e guvernatorit në Ankara. Abdullah Xhëmert, 22 vjeç, anëtar i organizatës së rinisë në Partinë Popullore Republikane, ndërroi jetë në spital, pas plagëve të marra nga një armë zjarri. Ai u qëllua nga një person i panjohur. Ndërsa “Unioni i Mjekëve Turq” tha se 20-vjeçari Mehmet Azhvalitash u godit nga një makinë të dielën, e cila shpërfilli çdo paralajmërim për të ndaluar dhe goditi turmën e protestuesve në lagjen Maxhis, në Stamboll.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com