A ndjehesh i vlerësuar nga ky vend? Zef Deda nuk përmban lotët! Nga ëndrra për imitim të legjendarit Charli Chaplin te ‘Kunati i shokut Xhemal’

Një jetë në skenë, dhe Zef Deda, artisti i merituar, aktori i qindra roleve, emocionohet sa herë flitet për publikun. Teksa më mirëpriti në shtëpi, për të zhvilluar intervistë në emisionin ‘N’kohë’, Deda më rrëfeu, me detaje, gjithçka lidhet me rrugëtimin e tij artistik. Hapat e para kur e shoqëronte babai, duartrokitjet e para e deri te të parat bashkëpunime me kolegët e papërsëritshëm të estradës.

Mirëpo Zefi qau, lotët nisin t’i rridhnin kur e pyeta se sa i vlerësuar ndihej nga ky vend?

Pyetje- Ju keni një jetë që i keni dedikuar shpirtin artit,  kur ktheni kokën pas, a ndjeheni i vlerësuar nga ky vend, apo ishte një fatkeqësi që lindët në Shqipëri?

Zef Deda- Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron

Përgjatë intervistës, Deda ka rrëfyer bashkëpunimet, eksperiencat në skenat ndërkombëtare e deri te imitimi i legjendës Çarli Çaplin.

Kush do ta mendonte se në vitin 1995, në kohën kur uria ishte kryefjala e diskutimeve në Shqipëri, Zefin, do ta duartrokiste elita Franceze, pas një parakalimi në tapetin e kuq dhe vlerësimi për çmimin e madh, të cilin ai e fitoi duke imituar legjendën Charlie Chaplin, në formën më origjinale të mundshme.

“-Ajo ditë nuk harrohet kurrë…Sa ma kanë ngjit, Çaplini Shqiptar”, tha Deda. 

Një teke raki, një retro 35 vite më parë dhe një kujtim për ‘Kunatin e Shokut Xhemal”.

-Ai më çoi shumë nalt… Nuk harrohet këtu e 35 vite…Në fillim nuk po zbërtheja dot personazhin, pas 15 ditëve dorëzova skenarin dhe u mërzita shumë. Ishte fat që e arrita”-përfundoi Deda.

Qeshëm shumë, provuam një skeç së bashku, rrokulluam edhe nga një gotë tjetër dhe u përshëndetëm. Gjithë rrugën në kthim, në mendje më vërtitej aforizma e  kritikut letrar, Henry James: “Detyra  e artistit është ta bëjë njerëzimin të ndërgjegjshëm për vetveten”

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 26/11/2023 07:16

    SI KETA NJEREZ I DUHEN SHQIPERISE,,,NJEREZ ME TALENT-ARTISTIK,, DHE NJEREZ HUMAN SI ZEF DEDA..,,JO NJEREZ TE DEGJENERUAR SI RAMA E SALI BERISHA..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës