A ndryshoi vend për protestën Sali Berisha? Enno Bozdo në Report Tv: Do të zhvillohet në Bulevardin Zogu i Parë

A ndryshoi vend për protestën Sali Berisha? Enno Bozdo në Report Tv: Do të zhvillohet në Bulevardin Zogu i Parë

Anëtar i Rithemelimit Enno Bozdo

Një ditë para protestë së 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkanit Perëndimor, Sali Berisha duket se ka bërë një hap pas dhe është tërhequr nga zhvillimi i protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këtë e bëri të ditur anëtari i Rithemelimit në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, i cili tha se protesta do të zhvillohen në Bulevardin ‘Zogu u Parë’. Bozdo tha ato nuk po protestojnë për të krijuar trazira, por që t’u thënë miqve evropiane se me kë po negocion.

‘Për ne e drejta e protestës është e panegociueshme. Pastaj kemi një zbythje të pozicionit të Ramës. Nuk jemi atje  për të krijuar trazira. Jemi atje për të thënë të vërtetën tonë. Në këtë pikë askush nuk e ka pasur këtë ide. Por ti thuash popullit opozitar shqiptar zhdukuni u detyruar BE dhe të përgjigje. Protesta do të bëhet në Bulevardin Zogu i Parë! Bulevard është i pari. Në Bulevard do të jetë! Tensioni i kësaj proteste nuk do të jetë të krijojë trazira. Ata që nuk deshën që PD ta bëjë në Bulevard u detyruan që ta shohin pozicionin e tyre. Nuk kemi qëllim që të provokojmë,. Por ti themi të vërtetën miqve tanë evropianë se me kë po negocion. Ky vend është duke u zhbërë çdo ditë nuk e thotë opozita, por e thotë e vërteta absolute.’- tha Bozdo.

Nuk dihet nëse kjo ishte një ‘gafë’ e Bozdos, apo pjesë e skenarit të protestës së Berishës që ka zbuluar pa dashje anëtari i kryesisë së Rithemelimit. Nga ana tjetër Sali Berisha në deklarata e tij ditën e sotme, nuk ka treguar për ndonjë tërheqje nga protesta në Bulevard, e madje ka ftuar edhe qytetarët të marrin pjesë masivisht. Pavarësisht këtij qëndrimi, selia blu është e paqartë se si do ta thyejë perimetrin e sigurisë për t’u futur në Bulevard, në një kohë kur lëvizja në atë zonë është e ndaluar.

Protesta e opozitës të martën pritet të nisë në orën 12.00, 2 orë pas pritjes së delegacioneve, ndërsa pjesa më e madhe e protestuesve pritet fillimisht të mblidhen në kufijtë e perimetrit të sigurisë.

Lajmi në përditësim...

 


Lajmi kryesor:

Primaret e Berishës, Enno Bozdo: Procesi kishte të meta, por bëmë hapa para! Vangjeli: Ushtrim demokracie, zhbën vullnetin ndaj kryetarit


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Primaret e Berishës, Enno Bozdo: Procesi kishte të meta, por bëmë hapa para! Vangjeli: Ushtrim demokracie, zhbën vullnetin ndaj kryetarit

Anëtari i kryesisë së Rithemelimit Enno Bozdo i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, pranoi se procesi i Primareve të Rithemelimit ishte një proces që kishte të meta, por megjithatë në tërësi shkoi shumë mirë. Sipas Bozdos ky proces, tejkalon jo vetëm kryetarin e partisë, por edhe kryesinë.

‘Tregues i një demokratizmi në PD. Për herë të parë votonin dhe simpatizantët. Ishte sfiduese, pasi është hera e parë që një mekanizëm i tillë implementohet te ne. Nuk ishte një proces pa të meta. Ishte një proces që i kemi qëndruar mbi kokë dhe nuk do ishte e ndjeshme që të thoni. Në tërësi procesi shkoi shumë mirë pasi garat ishin të forta. Kemi bërë një hapa para për PD-në. Duam, apo nuk duam kjo mënyrë e caktimin e kandidatëve e tejkalon jo vetëm kryetarin e partisë, por edhe kryesinë. Vërtetë demokratët të shkonin dhe të zgjidhnin atë që ato mendojnë. Problemi kryesor në kulturën politike shqiptare ka qenë gjithmonë kryetakrocia. Ka gatishmëri politike, kam parë kundërshtar që i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe gjatë gjithë ditën nuk është raportuar qoftë edhe një pakujdesi e vogël. Ka dalë një numër i lartë votuesish, dhe secili prej tyre ka punuar dhe ka nxjerrë anëtarë dhe simpatizantë. Ka qenë proces me risqe, por partia filloi që të ecte në mënyrë të kujdesshme.’- tha Bozdo.

Nga ana tjetër analisti Lorenc Vangjeli, tha se procesi i Primarëve të Rithemelimit, pavarësisht defekteve zhbën vullnetin ndaj kryetarit.

‘Nëse nuk do të ishte procesi këtë proces do ta diktonte Berisha, do pyeste 10 vetë dhe do vendoste mbi opinionin e tij, është simetrike. Kështu ka ndodhur! Ky mekanizëm i ri pavarësisht defekteve të panumërta, zhbën, vullnetin ndaj kryetarit. Mund të mos jetë kura që shëron plotësisht, por që përmirëson. Ajo që më bëri përshtypje është se ka të bëjë edhe pse shifrat e votuesve u bë e disata herë që anëtarët e PD-së thirren në kutitë e votimit. Ka pak impuls që i detyron të shkojnë në votime. Nuk është një proces që duket sikur ka një garë, është një lloj stërvitje. Shifrat nuk më duket e vogël, përkundrazi më duket e madhe. Duhet parë me shumë vëmendje pasi dëshmoi një bërthamë të konsoliduar. Është ushtrim demokracie dhe si i tillë duhet duartrokitur. Ky ushtrim demokracie do të kishte pasur më shumë vlerë nëse votimi do të kishte qenë i hapur. Demokracia është edhe procedurë.’- tha Vangjeli.

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, përzgjodhi përmes një procesi me problematike dhe akuzash për manipulime kandidatët për 48 bashki. Në 8 bashki mes të cilave Tirana, do të rivotohet. Sipas selisë blu, votuan 55 mijë anëtarë e simpatizantë, lista totale e të cilëve mbetet ende mister. Në primaret e Berishës, 4 bashki iu dhanë kandidatëve të Ilir Metës

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë