A po i mban larg Berishën e Kryemadhin, Lulzim Basha, me këshillë të 'çifutëve'?
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Sali Berisha
Nisja zyrtare e fushatës së Partisë Demokratike pati disa lajme.
I pari ishte ai që Lulzim Basha e PD nuk duan t’ia dinë për pandeminë e për këtë arsye nxorrën në shesh mijëra njerëz.
I dyti ishte ai që Lulzim Basha, i kompleksuar nga sigurimi i një milionë vaksinave nga Edi Rama, se ka përmendur fare pandeminë në fjalimin e tij, edhe pse për momentin është shqetësimi fkryesor për shqiptarët.
I treti ishte mungesa e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit.
Sali Berisha nuk e ka komentuar mungesën e tij, ndërkohë që Monika Kryemadhi ka reaguar e irrituar, kur është pyetur pse nuk e ftoi Lulzim Basha në hapjen e fushatës, duke qenë se janë aleatë dhe pretendojnë të bëjnë qeverinë më 25 prill.
Kryemadhi, duke mos e fshehur acarimin, ka bërë përgjegjës për mungesën e saj këshilltarët izraelitë të PR-së së Bashës, të cilët i ka quajtur me përçmim çifutë, një term ky i dënueshëm.
“Unë nuk ndërhyj te PD-ja, të bëjë Basha çfarë të dojë apo ata çifutët që ka ai nëse i thonë apo jo të ftojë Monikën”, tha ajo.
Deklarata e Monika Kryemadhit, tregon se kanë qenë me sa duket, pikërisht këshilltarët izraelitë të fushatës së Bashës, ata që e kanë këshilluar të mos shfaqet krah saj në hapje të fushatës.
Dhe jo pa të drejtë.
Monika Kryemadhi me të shoqin e Sali Berisha, shihen si njerëzit më të korruptuar në vend, ndaj dhe Basha kërkon ta shmangë praninë e tyre në fushatë.
Jo më kot në fjalimet e tij, Rama përmend pikërisht Berishën, Metën e Kryemadhin, të cilët duan të vijnë në pushtet duke shfrytëzuar Edi Ramën.
Kjo gjë duket se e ka kompleksuar Bashën dhe këshilltarët e tij, të cilët duan të shmangin me çdo kusht bërjen bashkë të Bashës nga njëra anë, dhe Monikës, Ilirit e Saliut nga ana tjetër.
Duket se po përsëritet i njëti skenar, kur Basha kandidonte për kryebashkiak dhe e zboi Berishën nga fushata e Tiranës./ Gazeta"Tema"
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
60.8%
-
Jo
29.5%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 1325
Lajme të tjera
-
Humbja drastike e 14 majit, 'lajthit' Berisha: Janë lejuar të votojnë fëmijë në moshën 10-vjeçare
9 Qershor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Report Tv, paralajmëron ‘non grata’ të reja: Në javët e ardhshme një valë e re sanksionesh! Emrat do bëhen publikë
8 Qershor, 21:39
-
Opozita kundër draftit për Asociacionin! Berisha: Rama ‘vasal’ i Vuçiçit! Meta: Veprimet e njëanshme acarojnë më shumë! Vasili: Ta urrejmë këtë besprerë
8 Qershor, 19:42
-
Ylli Pata: ‘Jakobinët’ tanë që mbyllin sytë për aferat e Berishës dhe Metës
8 Qershor, 19:26
-
Dashnor Sula: Bashës i thashë që PD i duhet fytyrë e re! As ai, as Berisha, as Meta nuk sjellin fitore! Opozita në këtë gjendje të mos futet në zgjedhjet 2025
8 Qershor, 18:54
-
Konfliktet në mbledhjen e kryesisë, Açka bën 'fajtorë' deputetët: Gabim që ikën! Bashkohemi vetëm nëse Berisha s’bëhet pjesë e procesit
8 Qershor, 14:43
-
Berisha akuza Manjës: Nxore sekretin hetimor për arrestimin e Dakos! Ministri: Shumë shpejt do të përballesh me drejtësinë
8 Qershor, 14:08
-
Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati presion! Gështenja: U kërcënuam! Basha: Berisha nuk e drejton partinë, është përjashtuar
8 Qershor, 10:56
-
Kur ankohen për dhunë, këta që iu turrën PD-së me qysqi dhe vare
8 Qershor, 10:28
-
Militantët e Bashës ofenduan deputetët e PD-së, Çollaku ironizon Berishën: Hipokrit, ti ja bën çdokujt që është kundër teje
8 Qershor, 10:13
-
Basha drejt zgjedhjes në krye të PD-së? Malko në ‘Repolitix’: Ka një shans pasi s’ka Berishën pas! Analisti Gashi: Nuk sjell asnjë lloj risie
7 Qershor, 22:13
-
Sulmet ndaj deputetëve të PD, Basha: Dënoj tensionet! Berisha: Fyerjet, akte të turpshme
7 Qershor, 21:29