I pyetur se si po e menaxhon qeveria këtë situatë nga COVID-i dhe a mendon se po i jep më shumë pushtet, Presidenti Ilir Meta tha se nuk beson se është koha për të përdorur apo keqpërdorur situatën për këtë qëllim, duke shtuar se veprim i tillë do të ishte me kosto të mëdha, për këdo që e përdor.
"Shqetësimi im besoj dhe i juajiështë shëndeti i çdo qytetari, dhe shëndeti i ekonomisë sonë kombëtare, se nga kjo varet shëndeti i ekonomisë familjare dhe personale i çdo qytetari.
Nuk besoj se është koha për të përdorur apo keqpërdorur cilindo, për qëllime pushteti në një krizë të tillë, pasi padyshim, që do të ishte tepër e papërgjegjshme dhe me kosto të madhe për cilindo, që përpiqet ta përdorte, ose keqpërdorte" tha ai.
"Lidhur me çështjen e Konventës, kjo është një praktikë që njihet edhe nga vetë Këshilli i Europës në raste të caktuara, kur për një arsye madhore një vend anëtar ndërmerr kufizime të imponuara.
Por sigurisht që besoj se edhe Këshilli i Europës, edhe Komisioni i Venecias e kanë bërë të qartë se nuk duhet kurrsesi abuzuar me situata të tilla për të dëmtuar parimet kushtetuese, për të cenuar të drejtat kushtetuese dhe prandaj unë e çmoj shumë të domosdoshme rritjen e transparencës dhe të frymës bashkëpunuese.
Sa më shumë transparencë, aq më shumë konsensus, aq më shumë mirëkuptim. Nëse nuk garantohen standardet e domosdoshme të mbrojtjes së shëndetit në kushtet aktuale, të cilat duhet të verifikohen nga ekspertët konkretë, aktivitete të tilla nuk duhen të lejohen dhe sipërmarrje të tilla dhe punonjësit duhet të mbështeten nga ana e qeverisë" tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19: I mbështes, të plotësohet kuadri ligjor dhe të informohen qytetarët (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5284
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10