Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me gazetarë kur u pyet nëse po plaket Partia Socialiste. Rama tha se e rëndësishme është sa ndihesh dhe ja sa shkruhet në dokument dhe se ripërtëritja me të rinjtë ka qenë gjithmonë pjesë e socialistëve.

“Të gjithë jemi duke u plakur por në fund të ditës nuk ka rëndësi sa të shkruhet mosha por se sa ndihesh. Gjithmonë ripërtëritja dhe organizimet kanë qenë të PS”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kongresi i PS më 29 janar, miratohen ndryshimet statutore! Rama: Do ketë ripërtëritje me të rinjtë! Me kë palë të PD bashkëpunoj? Basha - Berisha veç e veç nuk kanë legjitimitet