A po shkojmë drejt shpërbërjes si komb?

A po shkojmë drejt shpërbërjes si komb?

Filloi edhe censusi i radhës, i popullsisë dhe banesave. Besohet(shifra është e INSTAT, por pranohet si jo shumë e saktë) se më 1 janar 2022 popullsia e Shqipërisë (rezidente) ishte 2.7 milionë banorë. 1,3% më pak se në vitin 2021. Mosha mesatare ishte 28 vjeç në vitin 1990, 33 vjeç në vitin 2011, dhe afro 40 vjeç në 2022. Nga vendi largohen mesatarisht 40-45 mijë njerëz në vit, kryesisht të rinj.

Raporti lindje-vdekje, është përmbysur në favor të vdekjeve. Në Shqipëri ka rreth 700.000 pensionistë, pra afërisht 1/4 e popullsisë janë të moshuar. Një shoqëri e vjetër, është një shoqëri pa ambicie, pa fuqi punëtore dhe me konsum të ulët

Shqipëria renditet e treta në botë për diasporën më të madhe. Në vend të parë është Guyana(36.4%), një popull i mjeruar edhe pse një vend i pasur, në Amerikën e Jugut. Në vend të dytë Bosnja(34 %), e masakruar nga serbët dhe ende e përçarë e jo e stabilizuar, dhe në vend të tretë Shqipëria(30,7%).

Parashikimet janë gjithashtu fataliste. Sipas OKB-së, deri në 2050. Shqipëria mund të humbë sërish pupullsi dhe të zbresë nën 2.5 milion banorë. Ndërsa deri në fund të shekullit, pra në 2100, në Shqipëri mund të ketë 1.1 milion banorë, ose në rastin me kë keq, rreth 860 mijë banorë. Deri në fund të shekullit mund të duket një kohë e largët, por në historinë e një kombi 75 vjet janë një fragment sekonde.

Qeveria kë situatë e quan normalitet, lëvizje sipas tregut të punës. Ndërsa disa analistë nuk e shikojnë si tragjizëm, por thjeshtë një ikje e përkohshme e njerëzve. Partia në pushtet duket e kanaqur, pasi ajo e “menaxhon” më lehtë politikisht një popullsi të vogël.

Në 2021, në Shqipëri votuan 1.6 milion njerëz. 45 % e tyre janë pensionistë që shpërblehen rregullisht 1 muaj para zgjedhjeve, dhe rreth 20% e pjesës së mbetur janë punonjës të administratës. Opozita e përdor thjeshtë si argument për luftë politike, por ajo ka kontributin e saj në prodhimin e këtij mjedisi depresiv.

Duke ikur, ne i bëjmë një nder të madh atyre që kanë vrarë shpresën. Ndryshimi nuk do të vijë kurrë nga pensionistët, as nga ata që rreshtohen të bëjnë “ Like” postimet e drejtorave.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë