Masat radikale dhe të diskutueshme të GJKKO për të dyshuarit për evazion fiskal dhe korrupsion, kanë shkaktuar një tjetër fatalitet. Enver Sheshi, 59-vjeç, është i dyshuari i radhës, jo i dënuar por thjeshtë i dyshuar për vepra penale jo të rënda, që ndërron jetë në paraburgim. Në një kohë kur të dënuar për vrasje dhe trafik ndërkombëtar kokaine po lirohen nga burgu çdo javë me vendime të dyshimta, Gjykata e Posaçme i refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë 'arrest me burg', Enver Shehit, i arrestuar si pjesë e dosjes së inceneratorëve.

Edhe pse ishte dënuar një herë për evazion fiskal për të njëjtën çështje dhe kishte pretenduar për përkeqësim të shëndetit, Sheshi doli nga burgu vetëm pasident e djeshje pas një goditje fatale në zemër. 

59-vjeçari doli nga qelia ditën e djeshme në orën 16.15, ku u dërgua me urgjenë për në QSUT, pas një arresti kardiak. Sheshi ndërroi jetë në urgjencën se spitalit QSUT, ndërsa sot është njoftuar edhe ceremonia e varrimit për të në lagjen ku banon. Për herë të fundit Sheshit i ishte refuzuar ndryshimi i masës së sigurisë në 29 dhjetor 2022, pra 10 ditë më parë.

Sheshi akuzohet nga SPAK për evazion fiskal. Janë me dhjetëra persona që sot akuzohen për avazion fiskal, por që ndiqen në gjendje të lirë ose janë arrest shtëpie.

Enver Sheshi është hetuar dhe ndëshkuar për të njëjtën çështje, për evazion fiskal so administrator i kompanisë Leli 17.

Kompania Leli 17 është denoncuar nga Monika Kryemadhi  për evazion fiskal. Leli 17, me administrator Enver Sheshi, është hetuar nga Prokuroria në vitin 2018 si pjesë e skemës me mashtrimin e TVSH me kompanitë Lumi 06 dhe EL ZA. Enver Sheshi është dënuar me 6 vite burg në vitin 2020 nga shkalla e parë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka vendosur Apeli.