'A rrihet me të njëjtin fustan 5 minuta?', Alketa i kthehet Xhemit: Xhemile që i shkon roli i 'gagaçit'

'A rrihet me të njëjtin fustan 5 minuta?', Alketa i kthehet Xhemit: Xhemile që i shkon roli i 'gagaçit'

Në showbizin shqiptar duket se ka nisur hapur sherri mes dy moderatoreve Xhemi Shehu dhe Alketa Vejsiu. Një ironi e Xhemit bërë për Alketën ku thoshte "'A rrihet me të njëjtin fustan 5 minuta" nuk është kapërdirë lehtë nga moderatorja bukuroshe, e cila është "hakmarrë".

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe kështu ka ndodhur edhe me Alketën, e cila ka reaguar ditë pas asaj ironi të Xhemit. Në një status, të medias në pronësi të saj shkruhet: Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit!
Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!
1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!
2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!
3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante!
Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan!
Juve si ju duket më mirë ?
Dikur apo Sot? 
 

Megjithatë, një status i tillë nuk është pritur mirë nga ndjekësit, të cilët i janë kundërvënë.

 Ja çfarë ka thënë Xhemi disa ditë më parë...

1/3
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale