A1Report në arkivin e sigurimit të
shtetit,ja dosjet dhe pseudonimet

TIRANE - Me miratimin e ligjit për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, do të hidhet dritë dhe çdo kush me një kërkesë drejtuar autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit do të ketë akses në dokumentet e konsideruara sekret të periudhës 29 nëntor 1944 deri në 22 mars 1992.

Pas miratimit të ligjit mbi të drejtën e informimit në lidhje me dosjet e sigurimit të shtetit, A1Report ka mbërritur në arkivën e Minitrisë së Brendshme.

Por si funksiononte sigurimi i shtetit, me strukturën e oficerëve, nën oficerëve, ilegalëve, dhe punonjësve civil kryhej i gjithë procesi që niste nga përpunimi i një personi e më pas kalonte në atë fundor që ishte gjykimi.
 
Ky është fondi i dosjes së ish-oficerëve të viteve 45 deri në kohët e sotme.
 
Inventarizimi i kësaj strukture përmbajnë 13000 dosje oficerësh, 16340 dosje nën oficerësh, 950 dosje ilegalësh dhe 520 dosjes administratë civile pra në totalë me 30810 dosje e përkthyer në 30810 persona punonjës të strukturës së sigurimit të shtetit.

Pesha e të shkuarës ndodhet këtu. Janë këto dryna të cilët përdoreshin. Kanë një kod shoqërues 351, 306, 373. Janë këto dosje të panumërta por të kyçura prej shumë kohësh.
 
Aktualisht në këtë arkiv ndodhen afro 88 mijë dosje administrative me plot 3 607 310 fletë tashmë dhe të inventarizuara në mënyrë elektronike.
Sipas të dhënave që disponon administrate e këtij arkivi, këto dosje përmbajnë material nga drejtoria e sigurimit të shtetit, drejtoria e policisë popullore, degët e punëve të brendshme në rrethe, reparte të ndryshme riedukimi.

Një person i cili përpunohej nga sigurimi i shtetit, përgjigjej vetëm në rrugë operative apo në terren. Informacionet që grumbulloheshin për të administroheshin në kartela përpunimi të cilat ndaheshin në kategoritë: PP, 2B dhe 2A. Po le ta nisim nga 2A ishte një person i rrezikshëm dhe me pak arrestime. Personi 2B ishte person në përpunim për të cilin vendosej nëse do ngjitej një kategori më sipër në 2A apo  person në PP, përpunim paraprak.

Ky person ka qenë në kartelën model 2B, tendenca si agjent i mundshëm i sigurimit jugosllav. Kjo ka qenë arsyeja se pse personi me inicialet B.I është vendosur në kategorinë e përpunimit 2B. Le të shohim një kartelë tjetër. Kjo kartelë është 2A. Ky person është arrestuar për agjitacion dhe propagandë ndaj pushtetit .
 
Në fondin e dosjeve hetimore gjyqësore janë 13 958 dosje me plot 2 200 000 fletë të gjitha këto të inventarizuara në mënyrë elektronike.

Por le ti hedhim një vështrim këtij fondi dhe çfarë përmbante një dosje gjyqësore hetimore. Thuajse të gjithë kanë të njohur emrin e Mysine Kokalarit, një grup armiqësor i shpallur nga Partia Komuniste si persona të rrezikshëm. Së bashku me Kokalarin është dënuar edhe Suad Asllani, po le ti hedhim një sy dosjes së tij gjyqësore hetimore. Është një dosje e cila përmban kodin 4 numrin 1081a me 202 faqe numri i gjyqit 2654, flet E KONTROLLIT. AKTAKUZA, procesverbali e të gjitha me radhë, pra i vitit 1946, aktakuzë, komunikatë. Gjykatës ushtarake Tiranë. Suad Asllani i biri i Masarit dhe Fatimes vjeç 43 nga Nepravishta e Libohovës akuzohet si sabotator i pushtetit dhe armik i popullit. Më pas janë procesverbalet e pyetjet, dëshmitë e të gjitha me radhë deri në vendimet gjyqësore .
 
Për sigurimin e shtetit ka pasur edhe një kod komunikimi me bashkëpunëtorin e tij, çdo bashkëpunëtor kishte një pseudonim. Pseudonimi varej gjithmonë nga ishe, çfarë paraqitjeje fizike kishe, çfarë arsimi, çfarë përmbajtjeje familjare. A1Report është ndalur këtu, tek fondi i pseudonimeve apo fondi i bashkëpunëtorëve. Nuk mungojnë pseudonime si: Vila, ahu, dushku, apo dhe Shkumbini. Le ti hedhim një sy disa prej këtyre pseudonimeve. Kjo është një dosje, pseudonimi është Dushku. Dhe një dosje tjetër, pseudonimi është Lapidari, një tjetër dosje pseudonimi është Ahu, por nuk mungon dhe Revizori. Pseudonime të cilat i kemi dëgjuar shpesh dhe në arenat politike. Akuzojnë apo i drejtohen njëri-tjetrit me pseudonime, por janë pseudonime t5ë cilat ruhen në këtë dhomë.
 
Në këto dyer që po lëmë pas ndodhen një pjesë e rëndësishme e historisë së sigurimit të shtetit, e historisë së personave të cilët kanë shërbyer, të personave të cilët janë përndjekur, janë hetuar apo gjykuar. Ligji për të drejtën e informimit tashmë ka dhënë një mundësi që të gjithë të informohen
 
Këto dyer që ne po i lemë pas tashmë do të mbyllen por jo vetëm kaq, dhe do të vulosen pasi këtu informacionet që ndodhen konsiderohen të rëndësisë së veçantë. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Në Mirditë bora bllokon rrugët e fshatrave të thella! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Në Durrës pezullohet lundrimi i trageteve

Moti i Keq/ Në Mirditë bora bllokon rrugët e fshatrave të thella! Akset kombëtare të kalueshme por me zinxhirë! Në Durrës pezullohet lundrimi i trageteve