AAK kërcënon:Lironi Haradinajn
ose do të destabilizohet Ballkani

AAK kërcënon:Lironi Haradinajn<br />ose do të destabilizohet Ballkani
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërcënon se zvarritja e lirimit të Ramush Haradinajt mund të prodhojë pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin.
 
AAK paralajmëron se fatin e kësaj çështjeje do ta marrë populli në dorë.
 
Në një komunikatë për media të kësaj partie, thuhet se “kryetari Haradinaj është ndaluar në Francë pas ndërhyrjes së Serbisë dhe në bashkëpunim me kundërshtarët e Kosovës.
 
Mbajtja e tij tash e dy muaj, nuk ka asnjë lidhje as me drejtësinë as me të shkuarën e Haradinajt, por me qëndrimet e tij parimore në raport me zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën.
 
 Iu bëjmë me dije të gjithëve se Ramush Haradinaj nuk është vetëm dhe zvarritja e lirimit të tij, mund të prodhojë pasoja të rënda për paqen dhe stabilitetin.
 
Kërkojmë nga autoritet franceze që të mos vihen në shërbim të Serbisë, e cila është kthyer në mendësinë e vjetër dhe dëshiron që sërish të shkaktojë trazira në Ballkan.
 
Autoritetet e Kosovës duhet që me urgjencë të vihen në lëvizje, sepse ndalja e Haradinajt nuk ka të bëjë me individin, por është sulm ordiner mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës
”.
 
Haradinaj është ndaluar në janar në Francë, ndërsa aktualisht është i liruar me kusht, deri në vendimin përfundimtar.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë