Abazoviç pret Borrell e Varhelyi: BE të ndryshojë mënyrën e vendimmarrjes të përshpejtohet integrimi  

Kryeministri i Malit të Zi, i kërkoi zyrtarëve të lartë europianë Borrel e Varhei, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, pas 10 vitesh negociata për diplomatët e huaj, Mali i zi ka ende për të bërë, ndërsa bënë thirrje që çështjet aktuale politike të mos e largojnë vëmendjen nga reformat.

Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor për kryeministrin Dritan Abazoviç duhet të vijojë me Malin e Zi. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian Joseph Boreel dhe komisionerin për zgjerim Oliver Varhelyi, Abazoviç premtoi rezultate të reformave në vend, pasi destinacioni i vetëm është Europa.

“Dua të falënderoj Borelj dhe Varhelji që ndihmuan në mbajtjen e një takimi të tillë për herë të parë në një vend kandidat. Kjo tregon se ideja e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor kalon përmes vendit tonë. Duhet të shkojmë drejt zhbllokimit të rrugës evropiane, drejt vendimeve që lidhen me dy të tretat dhe tre të pestat në parlament. Nëse japim rezultate, ne besojmë se Mali i Zi do të ecë përpara dhe do të ketë sukses edhe në kapitujt e fundit”, tha Abazoviç.

Për Borrell, çështjet aktuale politike në Mal të Zi nuk duhet ta largojnë vëmendjen nga axhenda e reformave.

"Fokusi i të gjitha palëve duhet të jetë në zbatimin e reformave. Ekziston një mundësi që Mali i Zi të jetë lider në negociata. Ju keni potenciali për të qenë një histori e mirë, sepse janë hapur shumë kapituj. Ne presim që Mali i Zi të mbyllë skemën e pasaportave të arta dhe të harmonizojë politikën e vizave me politikën e BE-së”, u shpreh Joseph Borrel.

Ndërsa komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi përcolli mesazhin e forcimit të partyneritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimir.

"Mali i Zi po zhvillon negociata, që do të thotë se tashmë ka arritur shumë, por ju keni një rrugë të gjatë për të bërë. Ne folëm se si mund ta përshpejtojmë procesin e integrimit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Tema e parë është gjithmonë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila ndryshon kontekstin gjeopolitik, prandaj është e rëndësishme të kemi partnerë dhe aleatë të besueshëm si Mali i Zi”, tha Oliver Varhelyi.

Sa i përket nismës “Ballkani i Hapur”, Varhelji tha se është diskutuar për të, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë